Ndryshimet në teknologji do të bëjnë që aplikacioni të mos funksionojë më në disa celularë, që do të thotë se përdoruesit do të jenë të detyruar që të blejnë celularë të rinj nëse dëshirojnë ta përdorin aplikacionin.
Aplikacioni për mesazhe, që ka më shumë se një miliard përdorues në mbarë botën, njoftoi më herët këtë muaj se më nuk do të mbështesë një rang të gjerë të celularëve dhe platformave të vjetra.
Ndryshimet pritet që t’i prekin miliona përdorues, celularët e të cilëve përfshin iPhone 3GS dhe Windows Phone 7.
Kështu, deri në fund të këtij viti WhatsApp nuk do të funksionojë më në:
– Android 2.1 dhe 2.2
– Windows Phone 7
– iPhone 3GS/iOS6
Në qershor të këtij viti, WhatsApp do të pushojë së funksionuari në:
– BlackBerry
– Nokia S40
– Nokia Symbian S60