Ginella Massa e lindur në Panama, të premten u bë gruaja e parë kanadeze me shami që do të lexojë lajmet kryesore në shtetin e Amerikës Veriore.
“Gjejeni se kush do ta lexojë lajmet kryesore sonte?”, shkroi Massa, e cila punon për CityNews, në faqen e saj në Facebook, duke shtuar: “Kjo nuk është vetëm një punë e madhe për mua personalisht; me aq sa di unë, asnjë grua me hixhab nuk ka lexuar lajme për një kompani të madhe të lajmeve në Kanada deri më tani.”
Ky ishte suksesi i dytë i madh për të, pasi që në fillim të vitit 2015, Massa ishte bërë reporterja e parë me hixhab që është shfaqur ndonjëherë në lajmet televizive të Kanadasë.