Këngëtarja Mariah Carey është bërë objekt i mijëra talljeve në rrjete sociale pas dështimit në koncertin e ndërrimit të viteve në New York.
Problemet teknike kanë bërë që zëri i saj të ishte komplet jashtë ritmit të këngës duke lëvizur buzët jo në sinkron me muzikën play-back, shkruan opinion.al.
Para miliona njerëzve në Times Square këngëtarja u përpoq të qetësonte turmën duke thënë se po bënte maksimumin për të kaluar bukur. Video nga ky moment i publikuar nga Youtube është në vend të parë në listën “trending”.
Për më tepër shihni videon e mëposhtme./ opinion.al