Një agjent policie ka mbetur i plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombe në Firenze. Lënda shpërthyese ishte vendosur përpara një biblioteke në Casa Pound.
Sipas mediave italiane, një patrullë policie kishte gjetur një pako të dyshimtë përpara bibliotekës, jo larg nga një qendër historike.
Oficeri i policisë u plagos në duar dhe sy gjatë operacionit të çaktivizimit. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit të së dielës.
Pakoja e dyshimtë, që ishtë e mbushur me letër, rroba dhe tela elektrike, ishtë një bombë me sahat.
Ngjarja në Firence është e dyta në ditën e parë të vitit 2017, pas sulmit në Stamboll, ku 39 persona humbën jetën dhe 69 të tjerë mbetën të plagosur. Motivet e kësaj ngjarje mbeten ende të paqarta.