“Kurier.at”, media austriake ka punuar një artikull ku rëndit dasmat më të bukura të realizuar gjatë vitit 2016.
Dhe në listën mës 7 dasmave më të bukura dhe të veçanta në botë, renditet dhe ajo e martesës së Princit Leka me Elia Zaharian.
‘Kurier.a’ në këtë listë ka përfshirë edhe kurorëzimin e Ana Ivanoviç, Eva Longoria apo Alberto Mugrabi.
Në pjesën për dasmën mbretërore shqiptare, media austriake e cilëson si më “E pasura” ku ndër të tkera thuhet: “Princ Leka i Shqipërisë dhe Elia e prezantuan veten në mënyrë shumë mbretërore te dasma e tyre.
Dizajnuesja Blerina Kllokoci-Rugova dizajnoi fustanin e nuses, që mbante një kurorë me diamante”.