Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur Rama të bie nga pushteti, njerëzit do turren për t’i parë luksin

2016/12/31 at 2:21 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Demaskohet “teatri” i artistit Edi Rama në rrjetin social Reddit

Nga Reldar Dedaj


Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, dy ditë më parë, deklaroi se Shqipëria ka nevojë urgjente të ngrejë Gjykatën e Krimeve të Luksit. Kjo duket se shkon me emërtesën Gjykata e Krimeve të Rënda. Blushi aludon se krimet e luksit në vendin tonë, mund të jenë, më të forta se Krimet e Rënda. Gjithnjë ai e ka fjalën për luksin qeveritar, për luksin e ministrave dhe kryeministrit.

Ndërsa, kreu i opozitës, shkoi përtej kësaj. Lulzim Basha dha detaje në lidhje me luksin qeveritar. Ai deklaroi shifra konkrete dhe vendin ku do hidhen gjithë ato para.

Basha deklaroi se në buxhetin e vitit 2017 është lënë një fond prej 10 milion euro vetëm për luksin e kryeministrit në zyrat e selisë së qeverisë. Për këtë ai publikoi edhe një video me të dhëna konkrete. Çfarë luksi do të jetë ky?

Flitet për një restorant privat të kryeministrit, flitet për një bar kubanez ku pihet konjak dhe puro gjatë ditës së pushimit, flitet se do të ketë dhoma masazhi dhe sauna për kryeministrin.

Sigurisht, kjo gjë që po thuhet nga dy partitë kryesore në opozitë me qeverinë, nuk është pa gjë. Mund të jetë përrallë, por kurrë akuza ndaj qeverisë nuk është e pavërtetë. Të paktën deri në njëfarë pike. Mirëpo, fakti është një dhe i vetëm. Shifra 10 milion euro që do të ndahet nga buxheti i shtetit është e dukshme. Ndërsa, ajo që thotë kreu i PD-së, sauna është e padukshme. Ndodhet brenda, përtej mureve.

Sipas kësaj që thuhet, nesër kur ky do të largohet nga detyra, kurioziteti i njerëzve do të jetë si në ditën kur ra blloku; të gjithë donin të shikonin luksin e diktatorit Hoxha. Ose si ditën kur ra Saddam Hussein; kur kureshtarë nga gjithë bota vinin të shikonin banjat prej floriri të diktatorit të Irakut.

Duket se qeveria po përjeton një tronditje të thellë në vlerat e saj humane dhe shumë pak gjasa ka që të lëvizë ndonjë puhizë e lehtë shprese.

Edi Rama dhe qeveria e tij, pa ide, por spektakolare në dukje, së pari; nuk është produkt i të varfërit, por duhet të jetë produkt e një kulture që e gjen idealin e vet te jeta e një njeriut të thjeshtë, i cili e përbuz pasurinë dhe jeton sipas vlerave të saj.

Duhet të na kujtojë se jeta që tashmë është kredhur në ethet e parasë, pasurisë dhe diferencimit klasor, është më e mirë në qetësinë dhe solidaritetin njerëzor, mirëkuptimit dhe kohës që i kushtohet njerëzve në hall.

Me një fjalë, kjo është një tablo e kujdesshme e shoqërisë sonë, e përshkruar, si të thuash, nga shembulli i gjallë, me tërë të zymtën dhe të keqen e saj. Kjo gjë, e pasqyron tërë realitetin njerëzor, pa lënë mënjanë asnjë situatë, asnjë tip, asnjë karakter, asnjë profesion…asnjë grup shoqëror, asnjë krahinë shqiptare. Themeli i gjithë kësaj situate është historia e zemrës njerëzore, historia e marrëdhënieve shoqërore. Jo fakte të trilluara, por ajo që ndodh kudo tek ne.

 

 

 



Ju sugjerojmë

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes
Politikë

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes

4 Korrik, 2026 10:40 pm
Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua
Aktualitet

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua

4 Korrik, 2026 9:42 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

“Netanyahu më kërkoi takim”, Trump: Ai e di se kush është shefi

4 Korrik, 2026 9:35 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Protesta, Rama për ZDF: Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

4 Korrik, 2026 8:59 pm
Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron
Aktualitet

Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron

4 Korrik, 2026 8:23 pm
Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve

4 Korrik, 2026 7:34 pm
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Aktualitet

Dhunë ndaj protestuesit të arrestuar? Lamallari: Pretendimet janë të pavërteta

4 Korrik, 2026 6:41 pm
Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa
Bota

Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa

4 Korrik, 2026 5:54 pm
Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg
Bota

Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg

4 Korrik, 2026 4:51 pm
“Proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, Moska njofton nisjen e përgatitjeve për një takim Trump-Putin
Bota

250 vjetori i pavarësisë, Putin:SHBA dhe Rusia kanë përgjegjësi për sigurinë e botës

4 Korrik, 2026 3:13 pm
Para
Negociatat/ Rama-Bashës: Luli sapo paska përkthyer BE-në

Video/ Edi Rama e mbyll bukur vitin 2016. Filmon 'fshehurazi' punonjësit e Kryeministrisë

Australia hyn në vitin 2017/ Prince dhe David Bowie nderohen me fishekzjarrë

Australia hyn në vitin 2017/ Prince dhe David Bowie nderohen me fishekzjarrë

Sfidat e 2017-ës për Shqipërinë

Sfidat e 2017-ës për Shqipërinë
















TE FUNDIT

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes
4 Korrik, 2026

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale sa i përket protestës që u...

Lexo më shumë

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua
4 Korrik, 2026

Edviol Kulluri, ideatori i platformës për Kuvendin Kombëtar me 150 anëtarë, tha para protestuesve se çdo gjë do të dalë...

Lexo më shumë

“Netanyahu më kërkoi takim”, Trump: Ai e di se kush është shefi

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
4 Korrik, 2026

Presidenti Trump i tha Axios të shtunën se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i kërkoi atij një takim në Shtëpinë e Bardhë dhe se ky...

Lexo më shumë

Protesta, Rama për ZDF: Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
4 Korrik, 2026

Në një intervistë për ZDF, Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat, konfliktin mes politikës, mbrojtjes së natyrës dhe investimeve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}