Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar pas ngjarjes së mbrëmjes në kryeqytet, ku një person grabiti një kazino nën kërcënimin e armës e më pas u vu në pranga në flagrancë nga Policia e Tiranës.
“Bravo Policisë Tiranë për kapjen e grabitësit të armatosur në kohë rekord. Në krye të detyrës në të gjithë vendin për festa. Gëzuar!”, shkroi Tahiri në profilet e tij në rrjetet sociale.
Autori i grabitjes së kazinosë pranë “Zogut të Zi” në kryeqytet arriti të merrte rreth 800 mijë lekë nga kazinoja, ndërsa u vu në pranga nga policia në tentativën e tij për të grabitur një tjetër ambient.