Këngëtarja Eneda Tarifa duket se “ka marrë hakun” me fituesen e Festivalit te sivjetshem ne RTSH, Linda Halimi. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Eneda ironizon Lindën duke përdorur pikërisht fjalët qe Linda tha nje vit me pare per kengen e Eneda Tarifes.
Eneda ishte konkurrente në ‘Eurosong’ me këngën “Përrallë” dhe u kontestua nga Linda Halimi me arsyetimin se njerëzit janë lodhur me këngë dramatike, vajtuese, deprosionuese por duan ritëm, relaks e kënaqësi.
Statusi i Eneda Tarifes:
Mos erdhi gje koha te te kthej statusin e vjetshem e dashur Linda ? Bota – “portokall”.
(Ketu perjashtoj vetem Klodjan Qafokun dhe Geri Xharin. Ky status nuk ka lidhje me ta).
“Njerëzit janë lodhur nga këngët vajtuese, dramatike, britma!! Jetojmë në një kohë ku duam ritëm, meqë na kanë mbytur hallet e jetes, dhe duam relaks, kënaqësi, të harrojmë hallet!
Mjaft më me kengë depresive!!! U bëmë bajat jo për gjë… !!! Sikur na ka ngec disku në replay! Mirë kaq kisha. Shëndet për të gjithë”.
Ja postimi i Lindes nje vit me pare: