Gazetari Artan Hoxha ka thënë se shifra që përmendet nga ish kryeministri Berisha, për 19 deputetë të përfshirë në listën e dekriminalizimit është e vërtet, por nuk janë vetëm nga Partia Socialiste, janë edhe nga Partia Demokratike sipas Hoxhës. Më tej Hoxha tha se ka informacione të marra gjatë një takimi me diplomat të huaj se është edhe një deputetë tjetër me precedentë i cili nuk ka dalë ende në media. Bëhet fjalë për një deputetë të dënuar në Zvicër, i cili ka nderuar identitetin dhe është pjesë e Parlamentit, shkruan opinion.al.
“Në një takim me një përfaqësi diplomatike të huaj, është diskutuar për dy deputetë të cilët nuk janë fare në listë. Të cilët nuk janë tek këto lista që kanë dalë. Pra a ka dalë në mediat shqiptare informacion për një deputetë i cili është dënuar në Zvicër, por ka ndryshuar identitetin dhe vazhdon te jetë pjestarë i Parlamentit të Shqipërisë. Por kjo nuk ka dalë akoma”, është shprehur Artan Hoxha./opinion.al