Lideri i partisë PDSH në Maqedoni, Menduh Thaçi ka dërguar sot tek organet partiake dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të partisë.
Kjo, si pasojë e humbjes së madhe që PDSH pati në zgjedhjet e parakohshme parlamentare duke rënë kështu nga 7 mandate në dy mandate të fituara në zgjedhjet e 11 dhjetorit, raportojnë mediat lokale. Në këto zgjedhje partitë shqiptare morrën më pak vende në Parlament, se ato paraardhëse, si pasojë e përçarjes.
Kështu, Partia Demokratike Shqiptare ka vendosur që të shkojë në kongres të jashtëzakonshëm për datën e të cilit akoma nuk ka vendosur partia se kur do të mbahet.
“Të dashur miq, sapo dorëzova dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Këshillit Drejtues të PDSH-së. Partinë Demokratike Shqiptare do t’a drejtojë në mënyrë kolektive Këshilli Drejtues deri në Kongresin e jashtëzakonshëm, data e mbajtjes e të cilit do të caktohet nga Kuvendi Qendrorë i Partisë. Koordinatorë i aktiviteteve u emërua Sekretari i Përgjithshëm z.Azem Sadiku, ndërsa unë mbetem ushtarë i bindur i Partisë Demokratike Shqiptare”, ka shkruar Menduh Thaçi në Facebook.