Një ish-biolog ka realizuar ëndrrën e tij të përjetshme- që të ecë përkrah arinjve në pyll. Joel Rosenthal jeton me disa arinj të zinj në një fermë në Hillsboro, West Virginia dhe mund të kalojë muaj të tërë pa u takuar me qenie njerëzore. 74-vjeçari ka shpëtuar arinjtë e egër dhe është kujdesuar për 7 vjet. Ai i mbanë në fermën e tij dhe i mbrojti gjatë sezonit të gjuetisë dhe tani ka ndërtuar një marrëdhënie mjaft të ngushtë me kafshët e pyllit.
I moshuari i merr rregullisht gjatë shëtitjeve të tij në pyll, i ushqen ata me dorë dhe fle pranë tyre. Ai thotë:-“Asgjë në këtë botë, as seksi, as ushqimi dhe as një natë e mirë gjumi, nuk mund krahasohet me një shëtitje përkrah arinjve. Askush tjetër në këtë botë, mund ta bëjë këtë.
Unë kam fjetur me ata, ne luajmë në shtëpi dhe ata rriten pranë meje. Është diçka e veçantë që të jesh në gjendje që të rrisësh 2-3 këlyshë ariu që të vijnë nga pas. Unë e pickoj veten gjatë gjithë kohës sepse nuk mund ta besoj se jam duke e bërë këtë gjë, që kam këtë lidhje me këto kafshë”.