Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjerohet amnistia, përfitojnë dhe të dënuarit për kanabis

2016/12/21 at 9:23 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video-skandal/ Ja si shfrytëzohen të dënuarit në burgun e Fierit

Komisioni i Ligjeve dhe Komisioni i Sigurisë Kombëtare kanë rishkruar dje projektligjin për amnistinë hartuar nga qeveria. Me kërkesë të deputetëve të PS-së, është zgjeruar fasha e përfitimit edhe për të dënuarit me gjobë, lirim me kusht apo dënime të tjera alternative deri në burgim me 3 vjet, si dhe personat që janë në proces për vepra penale që dënimi parashikohet deri në 3 vjet. Në këtë mënyrë, do të përfitojnë personat e akuzuar apo të dënuar për vjedhje të energjisë elektrike apo të dënuarit për ndërtim të paligjshëm në tokën e tyre.


Përfitojnë nga amnistia sipas ndryshimeve të bëra nga komisionet parlamentare personat e dënuar nga gjykata e rretheve gjyqësore apo gjykatat për krime të rënda dhe që brenda afatit ligjor nuk është bërë ankim në gjykatat respektive të apelit duke marrë formë të prerë brenda datës 25.12.2016. Data e mëparshme e parashikuar nga qeveria për të shmangur abuzivizmin ishte 30 nëntori, një javë përpara se ligji të miratohej në qeveri.

Me kërkesë të opozitës, pavarësisht këmbënguljes së deputetëve Vasilika Hysi dhe Tahir Muhedini, Komisioni i Ligjeve hoqi nenin që i jepte mundësi përfitimi nga amnistia personave më dëmtime të rënda fizike. ““Të dënuar me dëmtime të rënda të përhershme fizike apo me sëmundje të rënda të pashërueshme me prognozë humbjen e jetës”, personat të cilët kanë dëmtime apo sëmundje të cilat, pengojnë pjesëmarrjen e plotë dhe efikase të këtyre personave në shoqëri, në kushte të barabarta me të tjerët. Për qëllim të zbatimit të këtij ligji, për këta persona, aftësia e kufizuar apo sëmundja e rëndë e pashërueshme me prognozë vdekjen (përjashto personat e paaftë mendërisht), duhet të jetë e evidentuar në kartelat klinike që administron institucioni i ekzekutimit të vendimeve penale. Diagnoza duhet të jetë vendosur nga mjekët specialistë të fushave përkatëse të spitaleve shtetërore, rajonale dhe terciare, si edhe personat që janë trajtuar nga KMCAP-ja, shoqëruar me aktin e nxjerrë nga autoriteti publik që ka shpallur këtë paaftësi, dokument ky i lëshuar para datës 30.11.2016”,-u hoq, së bashku me pikat e tjera të neneve pas ardhëse që kishin lidhje më këtë përkufizim të nenin 2.

Me kërkesë të Partisë Socialiste, tek neni për kriteret e përfitimin e amnistisë, viti u ndryshua nga 2, në tre vjet, dhe afati nga i dënuar deri në 10 dhjetor, u bë në 25 dhjetor. Në riformulimin e këtij neni, u shtua dhe amnistomi i të dënuarve me gjobë, apo me dënime më të buta. “Amnistohen personat e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën, pezullimin e dënimit me burgim ose çdo lloj dënimi tjetër alternativ, për dënime të dhëna deri në datën 25 dhjetor 2016, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi”,-thuhet në nenin e ri.

Nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat të cilët i janë shmangur drejtësisë, qofshin këta shtetas që i janë shmangur autoritetit të ndjekjes penale apo të dënuar që i janë shmangur ekzekutimit të vendimit të dhënë, deri në datën 25.12.2016. Kjo datë më parë ishte 30.11.2011. Po ashtu, më përpara ishte parashikuar që të mos përfitonin nga amnistia personat në lirim me kusht. Pika “Nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat që janë dënuar me burgim dhe ekzekutimi i dënimit është pezulluar me kusht nga gjykata nuk përfitojnë nga ky ligj”,-është hequr.

Varianti i mëparshëm ishte që nga amnistia të përfitonin pushimin e çështjes apo ndjekjet penale për çështjet në hetim, për çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera deri në datën 30 nëntor për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim në maksimum deri në 2 vjet. Tashmë, kjo datë është ndryshuar dhe është zgjeruar deri në 25.12.2016.

Me propozimin e deputetit të LSI-së, Petrit Vasili, është shtuar një nen specifik që pengon cdo lloj zyrtari të lartë, të përfitojë nga kjo amnisti. Në këto kushte, ai ju përgjigj shqetësimit të PD-së për përfitimin e mundshëm të Armando Prengës. “Nuk përfitojnë nga ky nen të gjithë personat të cilët mbajnë apo kanë mbajtur një funksion publik dhe që janë subjekt i ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” i ndryshuar. Personat funksionarë publikë të cilët ndiqen penalisht për çështjet në hetim, për çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga datat e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera deri në datën 25.12.2016, do të vazhdojnë t’i nënshtrohen ndjekjes penale duke u hetuar dhe gjykuar, pavarësisht parashikimeve të këtij neni”-thuhet në nënin e shtuar nga LSI.

Qeveria kishte parashikuar që personat që përfitonin nga amnistia të detyroheshin të mbanin kontakte me shërbimin e provës. Me kërkesë të deputetëve socialistë, ky nen është hequr.

Të gjithë personat që janë dënuar për vjedhje të energjisë elektrike me vendim të formës së prerë tashmë përfitojnë nga kjo amnisti, por personat të cilët janë duke u gjykuar për këtë çështje nuk mund tu pushohet procesi, për shkak se të drejtën për pezullim e kanë vetëm veprat me parashikim dënimi deri në 2 vjet, ndërsa vjedhja e energjisë elektrike, parashikon dënim deri në 3 vjet.

Personat të cilët kanë ndërtuar në pronën e tyre, amnistohen nga ky projektligj, edhe kur janë në proces gjyqësor, edhe kur janë dënuar. Në rastet kur ndërtimi është bërë me qëllim përfitimi, apo në tokën e tjetrit, nëse është dënuar me më pak se tre vjet përfiton, ndërsa nëse është në proces gjykimi nuk përfiton, pasi parashikohet dënim respektivisht 8 vjet për ndërtim për biznes dhe 5 vjet për ndërtim në tokën e tjetrit.

/Shqiptarja.com



Ju sugjerojmë

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Para
Ligji i ri: Ish-Presidentët në Shqipëri me shtëpi, zyrë, makinë, roje, gjatë gjithë jetës

Ligji i ri: Ish-Presidentët në Shqipëri me shtëpi, zyrë, makinë, roje, gjatë gjithë jetës

Kryetari i Partisë Republikane Mediu i ftuar në Washington, takime në Kongres dhe Senat

Mediu i del në mbrojtje Dash Tahirit: I iku mandati për 6 mijë lekë të vjetra

10 këngët më të bukura për festa dhe historitë që fshihen pas tyre

10 këngët më të bukura për festa dhe historitë që fshihen pas tyre
















TE FUNDIT

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
27 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi deputeti Agron Shehaj mori një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të. Në një...

Lexo më shumë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}