Ish-drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi, ka publikuar një foto të vitit 1979, ku tregon Enver Hoxhën dhe Mehemet Shehun të kapur, dorë për dore, me njëri-tjetrin.
Sipas tij, kjo foto është bërë në aeroportin e Rinasit, në kohën e ardhjes së trupit të pajetë të Hysni Kapos nga Franca.
Dervishi, shkruan, se kjo fotografi nuk është përdorur në publikime zyrtare dhe është njëra nga qindra fotot e shkrepura me rastin e ardhjes së trupit të Hysni Kapos nga Franca.
“Në njërën nga fotot shihet një shtrëngim duarsh i pazakontë midis Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut”.