Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aktori Kasem Hoxha që do të prezantojë Festivalin e RTSH-së flet për Ledina Ҫelon: Ka një “të metë”

2016/12/20 at 10:35 AM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Aktori Kasem Hoxha që do të prezantojë Festivalin e RTSH-së flet për Ledina Ҫelon: Ka një “të metë”

Aktori i njohur shqiptar, Kasem Hoxha, i cili është ftuar për të drejtuar edicionin e 55-të të Festivalit të RTSH-së, së bashku me këngëtaren e njohur Ledina Ҫelo, në “Padite në Top Channel”, ka treguar më shumë për jetën e vet para se të fitonte famën si aktor. I nisur drejt Gjermanisë me valën e madhe të ambasadave, Hoxha tregon se aventurat deri sot nuk kanë qenë të pakta. Megjithatë, gjithҫka ia vlejti më në fund.

I larguar nga Shqipëria më shumë se 22 vjet më parë, Kasemi tregon se festivalet e viteve të fundit nuk i ka ndjekur: “Hera e fundit që kam parë festivalet në RTSH-së, për të qenë i sinqertë, ka qenë para viteve ’90” – tregon ai i keqardhur, por ama largësia nuk e ka penguar për të bërë tifozin për përfaqësueset shqiptare në Eurovision: “Sigurisht, ato këngë i kam dëgjuar, kam bërë edhe tifo për to, por kam qenë larg, i ikur, dhe s’mund t’i ndiqja.”

Për besimin që i është dhënë nga drejtuesit e RTSH-së për prezantimin e Festivalit, Kasemi thotë se kjo është hera e tij e parë dhe për këtë kërkon mirëkuptimin e publikut: “Shpresoj shumë t’ia dal, por shpresoj që edhe publiku të më kuptojë. Është hera ime e parë në rolin e prezantuesit, ndaj do përpiqem të tregon anën time të mjaltit”, – thotë ai.

Për një aktor, thuhet se është më e thjeshtë të jetë live, meqenëse është i mësuar me publikun, por për Kasemin, kjo mbetet për t’u parë. Edhe ai vetë e pranon: “Nuk e di se si është, do ta provoj. Por gjithҫka që është live, nuk është e thjeshtë, nuk është njëlloj si teatri. Një show kaq i madh e me traditë është diҫka tjetër. Ti nuk ke dëshirë t’ia lejosh vetes të bëhen gabime, megjithatë, edhe nëse kjo ndodh, publiku besoj do na mirëkuptojë…”

Ndërsa për Ledinën, ah, ajo ka një të metë: “Ledinën nuk e njihja më parë. Nuk e dija që jetonte në Gjermani, e kam njohur përmes këngës. Besoj se midis nesh do të funksionojë… Është pak më e gjatë se unë…. “ – thotë ai me të qeshur sikur kjo të ishte “e meta” e tij, por beson se edhe Ledina, ashtu si ai, do të bëjë maksimumin dhe do të japë më të mirën nga vetja./revistaclass

Ju sugjerojmë

Tiranë/Kapet kreu i një organizate kriminale i dënuar me 18 vite burg. Tentoi..
Aktualitet

Tiranë/Kapet kreu i një organizate kriminale i dënuar me 18 vite burg. Tentoi..

29 Korrik, 2025 2:05 pm
Farsa e 11 Majit,Berisha:Hapi vendimtar për konsolidimin e narkoregjimit në Shqipëri
Aktualitet

Farsa e 11 Majit,Berisha:Hapi vendimtar për konsolidimin e narkoregjimit në Shqipëri

29 Korrik, 2025 1:42 pm
Pas daljes nga SPAK/Kryemadhi:Kërkova votën për opozitën dhe babain e fëmijëve të mi
Aktualitet

Kryemadhi para SPAK: Gati skenari për filmin e radhës! Nuk bashkëpunoj…

29 Korrik, 2025 1:28 pm
Mbyllja e hetimeve,Meta:Pa sqarim më thanë sot të paraqitem në SPAK. Do shkoj sapo..
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve,Meta:Pa sqarim më thanë sot të paraqitem në SPAK. Do shkoj sapo..

29 Korrik, 2025 1:15 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Fier/ 30-vjeçari abuzon seksualisht me të miturën, nën hetim edhe dy 15-vjeçarë

29 Korrik, 2025 12:56 pm
Pamjet e rrugës Ersekë-Leskovik/ Rama: Shkurton distancat, nxit turizmin dhe..
Aktualitet

Pamjet e rrugës Ersekë-Leskovik/ Rama: Shkurton distancat, nxit turizmin dhe..

29 Korrik, 2025 12:43 pm
Rama për shefin e Policisë së Delvinës: Rrezikoi jetën të shpëtonte të tjerët
Te Fundit

Situata e zjarreve/ MM: Në 24 orë janë evidentuar 52 vatra, 2 ende aktive

29 Korrik, 2025 12:35 pm
Meta nga qelia: Në 11 maj ndahemi përgjithmonë me Shqipërinë e kukullave
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve/ SPAK i shtyn Metës komunikimin, avokati i tij është me pushime

29 Korrik, 2025 12:26 pm
Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve
Aktualitet

Avokatët e Veliajt: Përpjekje për ta kthyer një procedim penal në gjyq publik

29 Korrik, 2025 12:12 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim

29 Korrik, 2025 11:45 am
Para
Vrasja e ambasadorit nuk tension marrëdhënien Moskë-Ankara. Lavrov: Kërkojnë të na përçajnë

Vrasja e ambasadorit nuk tension marrëdhënien Moskë-Ankara. Lavrov: Kërkojnë të na përçajnë

Foto/ Enca blen shtëpi në një prej zonave më luksoze në Tiranë

Foto/ Enca blen shtëpi në një prej zonave më luksoze në Tiranë

Turistja britanike rrëfen tmerrin e Berlinit: Pashë kamionin që u fut në turmë, njerëzit ulërisnin

Turistja britanike rrëfen tmerrin e Berlinit: Pashë kamionin që u fut në turmë, njerëzit ulërisnin

TE FUNDIT

Tiranë/Kapet kreu i një organizate kriminale i dënuar me 18 vite burg. Tentoi..

Tiranë/Kapet kreu i një organizate kriminale i dënuar me 18 vite burg. Tentoi..
29 Korrik, 2025

Kapet kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare, shtetas me rrezikshmëri shoqërore i dënuar me 18 vjet burgim. Sipas bluve në...

Lexo më shumë

Farsa e 11 Majit,Berisha:Hapi vendimtar për konsolidimin e narkoregjimit në Shqipëri

Farsa e 11 Majit,Berisha:Hapi vendimtar për konsolidimin e narkoregjimit në Shqipëri
29 Korrik, 2025

Në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi atë që ai e quan si “farsë elektorale”...

Lexo më shumë

Kryemadhi para SPAK: Gati skenari për filmin e radhës! Nuk bashkëpunoj…

Pas daljes nga SPAK/Kryemadhi:Kërkova votën për opozitën dhe babain e fëmijëve të mi
29 Korrik, 2025

Monika Kryemadhi është paraqitur sot në SPAK ku do ti komunikohet mbyllja e hetimeve për dosjen ‘Meta’, në të cilën...

Lexo më shumë

Mbyllja e hetimeve,Meta:Pa sqarim më thanë sot të paraqitem në SPAK. Do shkoj sapo..

Mbyllja e hetimeve,Meta:Pa sqarim më thanë sot të paraqitem në SPAK. Do shkoj sapo..
29 Korrik, 2025

Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas raportimit se SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka nisur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com