Kryetari i Bashkise se Ankarasë, Melih Gökçek, ka thënë se ambasadori rus në Turqi, Andrey Karlov, mund të jetë vrarë nga një anëtar i grupit “Feto” të Fetullah Gylen, i cili aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ambasadori rus mund të jetë sulmuar nga një antër i grupit “Feto”’, citohet të ketë thënë ai.
Ndërkohë, është raportuar nga Reuters se sulmuesi ishte zyrtar i policisë së Turqisë, çka edhe e ka lehtësuar qasjen e tij brenda objektit ku po mbante një fjalim Karlov në momentin e vrasjes.