Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kë përfaqëson Ambasadorja Vlahutin?

2016/12/19 at 1:02 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kë përfaqëson Ambasadorja Vlahutin?

Javën e shkuar, ambasadroja e BE-së Romana Vlahutin, në një intervistë me gazetarin Sokol Balla, foli rreth zgjerimit të BE-së dhe hapjes së mundshme të negociatave me Shqipërinë.


Pavarësisht, faktit se Këshilli i Ministrave i BE-së kishte thelsuar më herët pesë prioritete kyçe që duhen përmbushur përpara se të hapen negociatat me Shqipërinë, Ambasadorja Vllahutin i shpërfilli këto prioritete duke ulur rëndësinë e tyre.

Madje, ajo i shpërfilli krejtësisht përfundimet e Këshillit Evropian—institucionit vendim-marrës për hapjen e negociatave—dhe vazhdoi t’i referohej raportit të Komisionit Evropian—burokracisë teknike të Brukselit:

Komisioni ka publikuar rekomandimin e tij pozitiv, por ka një rekomandim, një kusht, i cili është ligji i vetingut dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me pesë prioritetet kyçe. […] me qëllim që të hapen negociatat, është e rëndësishme që të kalohet ligji i vetingut.

Në përgjigje të pyetjeve të mëtejshme të Sokol Ballës në lidhje me përfundimet e Këshillit Europian, Vlahutin vazhdoi të mohojë kushtet e BE-së:

“Pesë prioritet do të vazhdojnë të mbeten me ne deri në fund [të negociatave]. […] Prandaj duhet të bëhet përparim, pak por qartësisht. Në lidhje me zgjedhjet, kjo gjë ka të bëjë me demokracinë. Nuk është kusht në vetvete, por ne e marrim të mirëqenë. Sepse zgjedhjet e lira dhe të ndershme kanë të bëjnë me vlerat demokratike të një vendi”.

Të nesërmen e intervistës së Vlahutin, Kryeministri Rama—i cili mohon kategorikisht çdo lloj kushti nga Brukseli veç atij të vetingut—i postoi pohimet e Vlahutinit në faqen e tij në Facebook, duke i paraqitur ato si provë të pakundërshtueshme që ka vetëm një kusht për Shqipërinë: miratimi i ligjit të vetingut.

Veprimi i Kryeministrit erdhi disa ditë pasi ai kishte censuruar në faqen e tij në Facebook, deklaratën e Kancelares Merkel para takimit me të, duke hequr nga fjala e saj pjesën kur ajo fliste për luftën kundër korrupsionit, krimit e drogës dhe për domosdoshmërinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si kusht për negociatat.

Por nëse qëndrimi i Kryeministrit Rama është i vetëkuptueshëm, komentet e Ambasadores Vlahutin bien haptasi ndesh me përfundimet e Këshillit të Ministrave të BE-së, në të cilat zbatimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR në kodin zgjedhor përmenden qartë si një nga pesë kushtet kyçe.

Për më tepër, përfundimet e Këshillit Evropian janë të qarta që nuk i referohen një “përparimi të vogël, por të qartë”, sikurse pohon Vlahutin, por “përparimi duhet të jetë “i qëndrueshëm, i gjithanshëm dhe gjithëpërfshirës”.

Qëndrimi i Zyrës së Shtypit të Presidencës së BE-së

Në përgjigje të pyetjeve nga Exit në lidhje me kushtet e hapjes së negociatave për anëtarësim, zyrtari i Zyrës së Shtypit për Zgjerimin i BE-së Evi Liaskou u shpreh se ai nuk dëshironte të komentonte deklaratat e Ambasadores Vlahutin, por theksoi se “siç janë shprehur në përfundimet e Presidencës, mendoj se ato [kushtet] janë shumë të qarta”.

Për të sqaruar kushtet, ai i ka bashkangjitur përgjigjes dokumentin e përfundimeve të Këshillit të BE-së ku ka nënvizuar me të verdhë pjesët ku referohen kushtet që ka vendosur BE:

Screen-Shot-2016-12-19-at-10.37.59-1

Pavarësisht, përparimit që Shqipëria ka bërë deri më tani, të pesë prioritetet kyçe—të cilat Ambasadorja Vllahutin dhe Kryeminsitri Rama i kanë mohuar me këmbëngulje që të jenë “kushte”—duhet të zbatohen plotësisht përpara se të hapen negociatat e anëtarësimit.

Pra, hapja e negociatave është kushtëzuar me zbatimin e të pesë prioriteteve, çka logjikisht, i bën ato kushte.

Kjo gjë ngre një pyetje të problematike: kë përfaqëson Ambasadroja Vlahutin? BE-në apo qeverinë shqiptare?

Si mund të jetë në interes të BE-së që Ambasadorja e saj në Tiranë të keqinterpretojë përfundimet e Këshillit të Ministrave të BE-së për ta keqinformuar popullin shqiptar që ta bëjë të besojë se negociatat e anëtarësimit janë shumë afër dhe do fillojnë mjaft të votohet ligji i vetingut?

Ka patur shumë ngatërresa në median shqiptare në lidhje me ndryshimin e saktë mes fjalëve “prioritete” dhe “kushte”, edhe për shkak të faktit se Delegacioni i BE-së në Tiranë ka kontribuar vetë për krijimin e kësaj ngatërrese.

Ndërkohë që është pikërisht kjo ngatërresë e qëllimshme që i lejon qeverisë shqiptare të fajësojë këdo tjetër veç vetes, për shtyrjen për një afat të papërcaktuar të hapjes së negociatave me BE-në.

Duhet të jetë detyra e Ambasadores së BE-së t’i vërë në dukje qartësisht qeverisë shqiptare se, krahas miratimit të ligjit të vetingut, qeveria duhet të ndërmarrë hapa të qarta dhe të bëjë përparim “të qëndrueshëm, të gjithanshëm dhe gjithëpërfshirës” në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe çlirimin e politikës nga kriminelët—të gjitha çështje për të cilat, në mënyrë të pashpjegueshme, Vlahutin ka qenë memece deri më tani. /marrë nga Exit.al



Ju sugjerojmë

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Para
Video/ Bruno: Nëse s’do isha bërë këngëtar do isha…

Video/ Bruno: Nëse s’do isha bërë këngëtar do isha...

Durrës/Nëna e dy fëmijëve vret veten, 10 ditë pas vdekjes së të shoqit 

Një burrë gjendet i plagosur në rrugë, me plagë të shumta në fytyrë

Rrëfimi i Endri Priftit: Intrigat e këngëtarëve që të vrasin natën e të qajnë ditën

Rrëfimi i Endri Priftit: Intrigat e këngëtarëve që të vrasin natën e të qajnë ditën
















TE FUNDIT

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
27 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi deputeti Agron Shehaj mori një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të. Në një...

Lexo më shumë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}