Tensionet politike në Maqedoni janë përshkallëzuar pas deklaratave të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili në një fjalim përpara selisë së Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve tha se nuk do të lejojë që ambasadorët të përzihen në politiken e brendshme të vendit, ndërsa ju kërkoi të sillen si diplomatë.
Nikolla Gruevski, lideri i VMRO-DPMNE: Shteti patjetër duhet që në mënyrë sovrane të ndërmarrë vendime. Disa ambasadore filluan të përzihen në politikën e brendshme të vendit. Kjo gjë duhet ndaluar.
Mediat ne Maqedoni shkruajnë se nëpërmjet kësaj deklarate Gruevski paralajmëroi ndryshimin e kursit euroatlantik te vendit.
Ajo konsideruar si provokim nga lideri i opozitës social –demokrate, Zoran Zaev. Përmes një postimi në profilin e tij ne Facebook, Zaev tha se koha e Gruevskit ka mbaruar.
Një ditë më parë VMRO – DPMNE publikoi përmbajtjen e bisedave me tone të ashpra të Gruevskit me ambasadorët e Shteteve të Bashkuara te Amerikës dhe Bashkimit Europian, të cilëve i u kërkonte të mos hynin në punët e brendshme të Maqedonisë./ TV KLAN