Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tramexani “zbërthen” projektin me të rinjtë: 1000 talente nën lupë

2016/12/17 at 3:17 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Tramexani “zbërthen” projektin me të rinjtë: 1000 talente nën lupë

Drejtori teknik i ekipeve kombëtare, Paolo Tramexani, ka shpjeguar me hollësi projektin për përzgjedhjen e lojtarëve të rinj premtues, të cilët një ditë mund të veshin fanellën kuqezi. Në një rrëfim për “SuperSport”, italiani flet edhe për objektivat personale, ku nuk i shmanget mundësisë për të pasuar Xhani De Biazin në stolin e ekipit të parë.


Vëzhgimet nëpër Europë

“Le të themi që po bëjmë një punë mjaft të rëndësishme, tek e cila presidenti Armand Duka dhe e gjithë Federata besuan. Për rrjedhojë ndihemi të shpërblyer, që mund të vëzhgojmë të gjithë djemtë shqiptarë që jetojnë në Europë dhe janë vërtetë të shumtë. Kjo realizohet nëpërmjet një rrjeti zbuluesish, persona të cilët jetojnë në emigrim, por edhe nëpërmjet një kërkimi që kryejmë ne në mënyrë direkte. Në këtë mënyrë arrijmë të monitorojmë shumë të rinj, do të thosha qindra lojtarë në të gjithë Europën”.

Zgjerimi i seleksionimeve

“Në të ardhmen kemi programuar të zhvillojmë grumbullime edhe në shtete ku më parë seleksionimet nuk ishin realizuar në mënyrë direkte. Bëhet fjalë për Belgjikën, Austrinë dhe Gjermaninë, por edhe vendet e Europës Veriore, ku përfshihen edhe Danimarka e Suedia, por edhe në Turqi.

Arsyeja që na shtyn ta kryejmë këtë punë është se ne e cilësojmë të rëndësishme që t’i ndjekim lojtarët prej moshës së vogël, kur janë ende fëmijë. Në fakt jemi gati që ta inaugurojmë edhe Kombëtaren e 15-vjeçarëve, e cila mungonte në organizimin tonë. Besoj se është e rëndësishme që kjo rrugë të përshkohet me ndihmën e të gjithëve, duke nisur nga Kombëtarja e madhe dhe deri te më të vegjlit, duke përfshirë në këto seleksionime edhe trajnerët e të gjitha skuadrave kombëtare.

Kjo është mundësia që të vëzhgojmë, të unifikojmë edhe programin, të shohim të njëjtat aspekte te të rinjtë, duke bërë që kërkimi të ketë si synim një lloj të caktuar lojtari. Cilësitë e para që shohim dhe vlerësojmë janë aspekti teknik, tekniko-individual, vizioni i lojës, shpejtësia e të menduarit dhe shpejtësia me topin në këmbë. Mendojmë se këto janë aspekte të rëndësishme dhe që lojtarët tanë, mbi të gjitha të rinjtë të cilët janë edhe më të talentuar, i kanë në mënyrë natyrale.

Është e qartë, që ndoshta ata që janë rritur jashtë vendit, ndryshe nga të rinjtë që jetojnë në Shqipëri, mund të ketë eksperiencën e një shkolle tjetër. Në Itali u evidentua që kemi fëmijë të cilët prej moshës së vogël janë mjaft të përgatitur edhe në aspektin taktik, duke marrë shembull nga kultura e futbollit italian. Kjo na e lehtëson punën edhe për të ardhmen.

Kemi vëzhguar gjithashtu fëmijë të moshës 12-13 vjeçare dhe është kënaqësi të shohësh që në akademitë e Juventusit, Milanit, Romës, Interit, Lacios, Fiorentinës, Empolit, Atalantës, Parmës, Sasuolos e kështu me radhë, pra në të gjitha skuadrat e klubeve të rëndësishme luajnë fëmijë shqiptarë. Mendoj që kjo është një arsye për të qenë krenarë. Ne duhet t’i ndjekim, t’u qëndrojmë pranë, në mënyrë që këta të rinj ta ndjenë se ndodhemi aty dhe t’i bëjmë të kuptojnë që e ardhmja varet nga ata”.

Skedimi

“Për ne është e rëndësishme t’i ndjekim dhe t’i monitorojmë të gjithë. Vendosëm që mënyra më e lehtë për ta realizuar është të plotësojmë një program të personalizuar për secilin lojtar. Si për ata që ndjekim, ashtu edhe ata që seleksionojmë, të vetëdijshëm se mbi të gjitha, te të rinjtë shohim talentin aktual, por edhe atë që mund të jetë talent i perspektivës.

Në aspektin organizativ, e cilësojmë shumë të rëndësishëm menaxhimin e të gjitha të dhënave që dalin nga seleksionimet dhe nga vëzhgimi i këtyre fëmijëve. Si të atyre që seleksionohen, e që sipas nesh në këto momente janë më të avancuar në krahasim me të tjerët, por edhe lojtarë që aktualisht kanë një nivel paksa më të ulët.

Vlerësimi duhet të jetë kompleks, duhet të mbahet parasysh që çdo fëmijë ka një zhvillim të veçantë fizik, teknik, taktik dhe në zgjidhjen e situatave të lojës. Do të vazhdojmë t’i monitorojmë dhe t’i ndjekim në kohë, duke u kujdesur për të gjithë aspektet nëpërmjet një skede vlerësimi. Këto skeda janë teknike, taktike, fizike, koordinative, por janë edhe emocionale.

E rëndësishme është edhe puna e përgatitësit atletik të ekipit të parë, Alberto Bele. Ai kryen teste njësoj si me Kombëtaren A: me GPS dhe kompjuter, për të matur elasticitetin muskulor, gjendjen fizike, kohën e shpërthimit dhe mbi të gjitha shpejtësinë me topin në këmbë”.

1000 fëmijë nën lupë

“Mendoj që në momentin kur të përfundojmë edhe seleksionimet në vendet që thashë më parë – pra Turqi, Danimarkë, Suedi, Gjermani, Belgjikë dhe Austri, duke përfshirë edhe ato që kemi bërë në Itali, Zvicër, Shqipëri e Greqi do ta kalojmë shifrën e 1000 fëmijëve”.

Projekt afatgjatë

“Unë e kam thënë dhe e konfirmoj, ndihem shumë mirë këtu dhe kam përjetuar pesë vite të jashtëzakonshme. Pesë vite shumë të bukur, ku përveç kënaqësisë që kemi marrë me Kombëtaren e madhe, është pikërisht ndjesia që kam marrë dhe ajo që kam dhënë në këto vite. Kjo është gjëja më e bukur.

Po me kaq qetësi mund të them se nuk e di çfarë do të bëj në të ardhmen, edhe për sa kohë do të jem i lidhur me Federatën. Mund të them vetëm se, nëse marrëdhënia do të përfundonte sot, do ta kujtoj gjithmonë këtë eksperiencë, që ka qenë e jashtëzakonshme dhe e rëndësishme. Marrëdhëniet mund të zgjasin, por edhe të përfundojnë. Unë mendoj se, sido që të shkojë, të dy palët po punojmë pa marrë parasysh të ardhmen. Nuk e di se çfarë do të bëj kur të ‘rritem’. Nuk e di, po e mendoj ende…”.

E ardhmja

“Mendoj se është e vështirë që një ditë të drejtoj Kombëtaren shqiptare pa figurën e Xhanit. Është diçka të cilën e kam të vështirë ta mendoj, madje edhe ta marr në konsideratë. E ndryshme është hipoteza që një ditë të nis një karrierë të timen. Kjo është diçka për të cilën kam menduar dhe ndonjëherë e mendoj. Megjithatë, pres gjithmonë atë që do të ndodhë dhe nuk e programoj të ardhmen. Pres, vlerësoj, verifikoj dhe më tej vendos.

Natyrisht që kjo do të thotë të vihem në provë dhe të tregoj se çfarë brumi kam. Deri më tani kam pasur fatin e madh të punoj me Xhanin. Jam i vetëdijshëm që ai më ka mësuar shumë. Të drejtosh vetë një skuadër është më e ndërlikuar dhe më e vështirë. Sot për sot nuk di të them se çfarë do të ndodhë, megjithatë në zemër kam dëshirën të drejtoj një skuadër timen”.

 



Ju sugjerojmë

Qendra Shëndetësore Verore në Palasë/ Koçiu: Mbi 1000 vizita e konsulta mjekësore
Aktualitet

Qendra Shëndetësore Verore në Palasë/ Koçiu: Mbi 1000 vizita e konsulta mjekësore

16 Gusht, 2025 11:02 am
Dëmet nga zjarret/MM në ndihmë të blegtorëve: 49 ton koncentrat për bagëtitë
Aktualitet

Dëmet nga zjarret/MM në ndihmë të blegtorëve: 49 ton koncentrat për bagëtitë

16 Gusht, 2025 10:41 am
Fier/ Përfshihet nga flakët një zonë me ullishte, terreni vështirëson zjarrfikëset
Aktualitet

Berat, ndezi zjarr duke rrezikuar banesat dhe../ Pranga 65 vjeçarit në Rabijak

16 Gusht, 2025 10:29 am
Trump pezullon ndihmën amerikane për Ukrainën
Bota

Trump fton të hënën Zelenskin në Uashington, presidenti ukrainas: Jam mirënjohës..

16 Gusht, 2025 10:26 am
Foto nga Shpella e Pëllumbave dhe Plazhi i  Pasqyrave, Rama: Dy perla të Jonit
Aktualitet

Foto nga Shpella e Pëllumbave dhe Plazhi i Pasqyrave, Rama: Dy perla të Jonit

16 Gusht, 2025 10:10 am
Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë/ Zbardhet dinamika e plagosjes së 28-vjeçarit. Në pranga autori e 4 të tjerë

16 Gusht, 2025 9:34 am
Ndryshe nga Pentagoni, Trump thotë se do të dërgojë armë në Ukrainë
Bota

“Gabova kur thashë se…”/Trump: Putin dhe Zelensky duan të jem në takimin mes tyre

16 Gusht, 2025 9:23 am
Serbi/ Sërish përleshje mes protestuesve dhe policisë, disa të lënduar
Rajoni

Serbi/ Sërish përleshje mes protestuesve dhe policisë, disa të lënduar

16 Gusht, 2025 9:02 am
Melania Trump, letër Putinit/ Iu dorëzua nga Presidenti i SHBA. Ja përmbajtja
Bota

Melania Trump, letër Putinit/ Iu dorëzua nga Presidenti i SHBA. Ja përmbajtja

16 Gusht, 2025 8:52 am
Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje
Bota

Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje

16 Gusht, 2025 8:38 am
Para
Foto-lajm/ Shokon ikona e modës, modifikon të pasmet me kirurgji plastike

Foto-lajm/ Shokon ikona e modës, modifikon të pasmet me kirurgji plastike

Video/ Drake dhe “One Dance” thyejnë një tjetër rekord

Video/ Drake dhe “One Dance” thyejnë një tjetër rekord

Era Istrefi gati për të pushtuar botën, tregon detaje nga kënga e re

Era Istrefi gati për të pushtuar botën, tregon detaje nga kënga e re
















TE FUNDIT

Qendra Shëndetësore Verore në Palasë/ Koçiu: Mbi 1000 vizita e konsulta mjekësore

Qendra Shëndetësore Verore në Palasë/ Koçiu: Mbi 1000 vizita e konsulta mjekësore
16 Gusht, 2025

Në Qendra Shëndetësore Verore në Palasë këtë sezon turistik janë kryer mi 1000 vizita e konsulta mjekësore. Lajmi është bërë...

Lexo më shumë

Dëmet nga zjarret/MM në ndihmë të blegtorëve: 49 ton koncentrat për bagëtitë

Dëmet nga zjarret/MM në ndihmë të blegtorëve: 49 ton koncentrat për bagëtitë
16 Gusht, 2025

Pas situatës së krijuar nga zjarret ditët e fundit, ku banorët patën dëme në shtëpi, bagëti e të mbjella, Ministria...

Lexo më shumë

Berat, ndezi zjarr duke rrezikuar banesat dhe../ Pranga 65 vjeçarit në Rabijak

Fier/ Përfshihet nga flakët një zonë me ullishte, terreni vështirëson zjarrfikëset
16 Gusht, 2025

Ndezi zjarr ditën e djeshme në tokën e tij e më pas flakët dolën jashtë kontrolli, duke rrezikuar banesat dhe...

Lexo më shumë

Trump fton të hënën Zelenskin në Uashington, presidenti ukrainas: Jam mirënjohës..

Trump pezullon ndihmën amerikane për Ukrainën
16 Gusht, 2025

Volodymyr Zelensky, presidenti ukrainas ka njoftuar se do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump të hënën, 18 gusht, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com