Trajneri i Bayern Munchen, Carlo Ancelotti, i cili në të shkuarën ka drejtuar gjigantët spanjollë të Real Madrit është rikthyer të flasë për të shkuarën.
Carlo Anceloti flet pa dorashka dhe bën një pohim të frikshëm.
Në një intervistë për prestigjiozen spanjolle ‘AS’, Carlo ka rrëfyer një skandal të madh që kishte ndodhur tek reali gjatë kohës që ai ishte trajner.
Sipas italianit shumë prej lojtarëve madrilenë kalonin shumë kohë në klubet e natës, por pavarësisht kësaj ata nuk ndëshkoheshin nga klubi.
“Në Madrid ka pasur lojtarë që kanë qëndruar në klube të natës deri në ora katër të mëngjesit. Unë ju thosha se kjo nuk është e drejtë të ndodh, por ishte klubi që duhej të shqiptonte gjoba e jo unë”, ka deklaruar italiani për mediet spanjolle.