Një djalë i vogël është përpjekur të hedh një bombë artizanale në tregun e Krishtlindjeve në qytetin gjerman, Ludwighshafen, transmetojnë mediat lokale.
12 vjeçari me nënshtetësi gjermane dhe irakiane, fatmirësisht nuk ka mundur të shpërthej bombën.
Sipas prokurorit të shtetit kjo nuk është tentativa e parë, pasi më herët, më 26 nëntor, djali ka lënë një çantë shpine në qendër të tregut. Brenda saj ishte një bombë që nuk ka shpërthyer pasi i është hequr detonatori.
Mendohet se 12 vjeçari është radikalizuar dhe mësuar për të kryer sulme terroriste nga një anëtar ende i panjohur i ISIS.
Pas kapjes së tij djali është transferua në një qendër rehabilitimi.