Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Suedia përgatitet për luftë

2016/12/15 at 8:35 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Suedia përgatitet për luftë

Suedia ka këshilluar autoritetet lokale që të përgatisin infrastrukturën dhe procedurat e mbrojtjes civile, “në rast lufte”, për shkak të shqetësimit në rritje të agresionit rus.

Agjencia e Kontigjenteve Civile e vendit skandinav, që operon nën urdhërat e Ministrisë së Mbrojtjes, i ka nisur një letër zyrtare krerëve të sigurisë në të gjithë vendin, duke i shpjeguar që duhet të jenë të përgatitur për konflikte të mundshme dhe situata të tjera krize.

Sipas të përditshmes britanike “The Independent”, kjo lëvizje besohet se është pjesë e kthimit të programit të prezantuar vitin e shkuar, “Strategjia e Mbrojtjes Totale”, në përgjigje të “përkeqësimit të situatës ndërkombëtare”.

Ringjallja e “totalförsvarsplaneringen”, Strategjia e Mbrojtjes Totale u bë publike në Dhjetor të 2015 – ës. Në rregulloren e saj thuhet se mbrojta e vendit nga agresionet e huaja duhet të përfshijë masa ekonomike dhe civile, duke aktivizuar ushtrinë.

MSB, përgjegjëse për mbrojtjen civile, sigurinë publike dhe menaxhimin e situatave të emergjencës dhe mbrojtjes civile, insiston se përgatitjet nuk nënkuptojnë se Suedia po shkon në luftë.

Kreu i saj, Magnus Dyberg – Ek, për gazetën suedeze “Svenska Dagbladet” tha se kjo letër vjen në përgjigje të rritjes së nivelit të kërcënimit.

“Ajo çka është e re është fakti se siguria në rajonin tonë është përkeqësuar, për këtë arsye ne duhet të përgatitemi në rast lufte apo konflikti. Letra u dërgua pasi autoritetet lokale kërkojnë udhëzime të qarta, që të dinë sesi duhet të sillen në situata krize”.

Ndër të tjera, Dyberg – Ek shtoi se kjo strategji nuk është e panjohur, pasi Suedia e ka përdorur atë gjatë Luftës së Ftohtë.

Kur këto masa u aprovuan fillimisht vitin e shkuar, Kryeministri i vendit, Stefan Löfven e përshkruajti sigurinë si të përkeqësuar, duke fajësuar në mënyrë të drejtpërdrejt Rusinë.

“Agresioni rus dhe destabilizimi i Ukrainës përbën sfidën më serioze të sigurisë europiane që prej fundit të Luftës së Ftohtë”, tha ai para parlamentit suedez.

Më herët gjatë kësaj jave, shefi i inteligjencës në vend tha se Moska ishte burimi më i madh i sulmeve kibernetike në Suedi dhe “influenconte operacionet” kundër shtetit suedez.

Gjatë viteve të fundit, Stockholm ka deklaruar në mënyrë të vazhdueshme se avionë të vegjël rus kanë fluturuar pranë zonave strategjike në Detin Baltik./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza
Bota

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

21 Maj, 2025 10:02 pm
Goditi të atin për vetëmbrojtje, “Apeli” ndryshon masën e sigurisë për 19-vjeçarin
Aktualitet

Goditi të atin për vetëmbrojtje, “Apeli” ndryshon masën e sigurisë për 19-vjeçarin

21 Maj, 2025 9:34 pm
Projekti “Auto-Moto Park” në Elbasan, qeveria miraton shpronësimin e pronarëve!
Aktualitet

Projekti “Auto-Moto Park” në Elbasan, qeveria miraton shpronësimin e pronarëve!

21 Maj, 2025 9:16 pm
U dhunua nga kolegia në zyrën e gjendjes civile, viktima pushohet nga puna
Aktualitet

U dhunua nga kolegia në zyrën e gjendjes civile, viktima pushohet nga puna

21 Maj, 2025 9:02 pm
Qeveria vendos zgjatjen e lejes së qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri
Aktualitet

Qeveria vendos zgjatjen e lejes së qëndrimit për ukrainasit në Shqipëri

21 Maj, 2025 8:58 pm
Netanyahu nuk tërhiqet: Gaza do të kalojë nën kontrollin e Izraelit
Bota

Netanyahu nuk tërhiqet: Gaza do të kalojë nën kontrollin e Izraelit

21 Maj, 2025 8:38 pm
Trump pret në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Afrikës së Jugut
Bota

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Afrikës së Jugut

21 Maj, 2025 8:11 pm
I sapokthyer nga Gjadri, vetëvritet emigranti maroken
Bota

I sapokthyer nga Gjadri, vetëvritet emigranti maroken

21 Maj, 2025 7:51 pm
Irani ngul këmbë se s’do ndalë pasurimin e uraniumit, me gjithë trysninë nga SHBA-ja
Bota

Irani ngul këmbë se s’do ndalë pasurimin e uraniumit, me gjithë trysninë nga SHBA-ja

21 Maj, 2025 7:32 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Megaoperacioni antidrogë Shqipëri-Itali, SPAK del me njoftim zyrtar

21 Maj, 2025 6:57 pm
Para
Blushi trondit parlamentin: Ka deputet në Kuvend që kanë vrarë

“Historia e Viktorit, si vdiq pasi i ndërprenë energjinë elektrike”

Video-STOP/ Përdhunoi vajzën e tezes, vjen në jetë foshnja

Video-STOP/ Përdhunoi vajzën e tezes, vjen në jetë foshnja

Drogë me maunen e fasonerisë, kapen 700 kg në portin e Durrësit

Kapet sasi e madhe droge në Sarandë

TE FUNDIT

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza
21 Maj, 2025

Ushtria izraelite ka thënë se 100 kamionë që transportonin miell, ushqim për fëmijë dhe pajisje mjekësore kanë udhëtuar nga vendkalimi...

Lexo më shumë

Goditi të atin për vetëmbrojtje, “Apeli” ndryshon masën e sigurisë për 19-vjeçarin

Goditi të atin për vetëmbrojtje, “Apeli” ndryshon masën e sigurisë për 19-vjeçarin
21 Maj, 2025

Në fillim të marsit të këtij viti emisioni “Stop” në Tv Klan solli rastin e një familjeje prej 4 anëtarësh...

Lexo më shumë

Projekti “Auto-Moto Park” në Elbasan, qeveria miraton shpronësimin e pronarëve!

Projekti “Auto-Moto Park” në Elbasan, qeveria miraton shpronësimin e pronarëve!
21 Maj, 2025

Këshilli i Ministrave ka miratuar pasditen e sotme vendimin për shpronësimin e pronarëve që preken nga realizimi i projektit “Auto-Moto...

Lexo më shumë

U dhunua nga kolegia në zyrën e gjendjes civile, viktima pushohet nga puna

U dhunua nga kolegia në zyrën e gjendjes civile, viktima pushohet nga puna
21 Maj, 2025

Më 25 maj 2022, në zyrën e Gjendjes Civile Elbasan, ka ndodhur një konflikt fizik mes dy punonjëseve të kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com