Pas procedimit ndaj djalit të ish-kryeministrit Fatos Nano, pas një kontrolli të ushtruar në lokalin e tij në zonën e Bllokut, SHKB ka nisur hetimin ndaj veprimtarisë së punonjësve të Krimit Ekonomik të Policisë Tiranë.
Në vijim të kontrolleve që Policia e Shtetit kryen në lokalet në Bllok, një ditë më parë u ndal edhe tek lokali ku administrator është Sokol Nano, djali i ish-kryeministrit. Pas kontrollit Sokol Nano u procedua për kuponat tatimorë në lokalin e tij.
Mësohet se policët firmosën për kuponat tatimorë pasi nuk gjeten drogë në lokal.
Por ditën e sotme, SHKB nisi hetimin lidhur me zbatimin e procedurave standarde nga ana e forcave të Krimit Ekonomik, dhe për ligjshmërinë e veprimeve të policisë gjatë kontrollit.