Këngëtarja Poni prej pak kohësh është vënë re në shoqërinë e Dorina Memës, instruktores së fitnesit. Pas një periudhe të gjatë duket se shoqëria e tyre ka kaluar në një nivel tjetër, pak më profesional, pasi Poni ka vendosur të ndryshojë me dinjitet.
Mëngjesin e sotëm ajo ka publikuar në Instagram video dhe foto nga palestra e Dorinës, me të cilën edhe ka komentuar.
“Këshillat i kam ndjekur me përpikëri!”- shkruan këngëtarja.
Së shpejti presim të shohim rezultate nga puna intensive në palestër.