Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E Plotë/ Dje në Opinion, ardhja e shefit të CIA-s në Tiranë, Rusia dhe Maqedonia

2016/12/13 at 12:04 AM
në -U tha në Opinion, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
E Plotë/ Dje në Opinion, ardhja e shefit të CIA-s në Tiranë, Rusia dhe Maqedonia

Emisioni Opinion në TV Klan ka si temë të mbrëmjes ardhjen e shefit të CIA-s në Tiranë, Rusia dhe Maqedonia. Por në fillim të emisionit, biseda është ndalur në zgjedhjet në Maqedoni. Drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, ka transmetuar për të ftuarit lajmin e largimit prej 8 orësh të kreut të Komisionit Zgjedhor në Maqedoni, Aleksandar Çiçakovski.


Në lidhje me lajmin, studiesi Ilir Kulla, bëri me dije se ai është shfaqur pak minuta më parë dhe ka bërë publike informacionet, ku VMRO ka fituar me 51 deputetë, BDI me 10 deputetë, por edhe ka konfirmuar se ka shumë ankesa dhe ka shumë mundësi për rivotim në zona të caktuara.

Në bisedë ka ndërhyrë edhe gazetari Baton Haxhiu, si njohës i mirë i politikës në Maqedoni.

Haxhiu ka theksuar se zona e Sarait, në periferi të Shkupit, është e kontestuar nga BDSH dhe BESA. Sipas tij, ajo ka zonë ka shumë gjasa të shkojë në rivotim. Ai tha se në këto votime ka ndodhur një fenomen për herë të parë, fakti që një grup etnik, që voton një grup etnik tjetër, sipas Haxhiut, këtë e bëjnë vetëm shqiptarët.

Gazetari Artur Zheji është ndalur përgjatë fjalës së tij në Opinion tek partia BESA. Sipas tij, kjo parti ka një prirje islamike. Megjithatë, ai theksoi se nga ana etimologjike e emrit BESA, ka një sens patriotik, që është laike.

Baton Haxhiu: Zheji, po i hyn në hak djemve, se nuk i njeh.

Artur Zheji: Atëherë pse je ti këtu, t’i mbrosh hakën.

Baton Haxhiu: Jo, jo nuk i mbroj ata, por nuk janë dimensoin i tillë

Artur Zheji: Ky është perceptimi që kam krijuar unë nga leximet.

Blendi Fevziu: Dje rrjetet sociale ishin shokuese për zgjedhjet në Maqedoni dhe për shqiptarët.

Artur Zheji: Ka një barazlargim midis ideologjisë dhe doktrinës myslimane dhe Besës për të zgjidhur këtë problem me këtë doktrinë.

Redi Shehu: Të mos shtrojmë një diskutim të cilin duhet ta riformulojmë nga fillimi se nga shkon mbrapsht.

Artur Zheji: Kështu bëhet analiza duke e kthyer mbrapsht dhe para.

Analisti Preç Zogaj, në emisionin Opinion, ka theksuar se Shqipëria mund të ndërhyjë vetëm atëherë kur rrezikohet ekzistenca e shqiptarëve në Maqedoni, por ai nuk mund të hyjë të ndërtojë parti politike atje.

Zogaj tha se unë kam dëgjuar se shteti shqiptar ka ndërhyrë, madje sipas një shkrimi të Kim Mehmetit, ai akuzonte ambasadën tonë se kishte ndërhyrë, përfshirë në zgjedhje.

Gazetari Baton Haxhiu ka bërë me dije në emisionin Opinion se të gjitha partitë shqiptare do të bëhen bashkë, për faktin se nuk guxojnë të bëhen pjesë e një koalicioni me Gruevskin.

Haxhiu tha se Gruevski është një ish-kryeministër i kriminalizuar, ai duhet të rregullojë problemin me emrin, duhet të rregullojë problemin me BE-në, duhet të rregullojë problemin me shqiptarët dhe shumë e shumë probleme të tjera.

Ai tha se shqiptarët nuk duhet të pranojnë që Gruevski të jetë kryeministër i Maqedonisë.

Ndër të tjera, Haxhiu nënvizoi se kur flasim për Maqedoninë është mirë për të provuar shtetin Maqedonas, “për të ndërtuar një shtet qytetarë. Nëse edhe kjo nuk ndodh ky shtet nuk ja vlen me ekzistu me. Nëse 40 mijë shqiptarë kanë përcaktuar një parti maqedonase që të fitoj zgjedhjet, ose të pretendoj të fitoj zgjedhjet duhet të ndryshoj ritmin politike, nëse si arrin këto ky shtet nuk vlen të ekzistojë më”.

Gjatë debatit mbi zgjedhjet në Maqedoni, në emisionin Opinion, Artur Zheji është shprehur se Gruevski praktikisht i ka humbur zgjedhjet.

“Unë mund të kem 100 kritika për Ali Ahmetin, por nuk mund të bashkohem më një demonizim të tij. Në Maqedoni, do të kemi dy zgjidhje, pamundësinë e Gruevskit për të krijuar një qeveri të re dhe pastaj dhënien e mandatit të DPMN”.

Më pas, në këtë debat, ka ndërhyrë  Ilir Kulla i cili ka thënë se  Zajevi nuk ka për të krijuar qeveri.

“Siç nuk bën Gruevski, nuk do bëjë edhe Zajevi, dhe nuk ka qeveri pa Ali Ahmetin dhe shqiptarët. Ali Ahmeti nuk do ta shkatërroj veten sepse ja kërkon ambasadori i radhës i BE-së”, është shprehur Kulla.

ARDHJA E SHEFIT TË CIA-s NË SHQIPËRI

Ish-drejtori i SHIK, Fatos Klosi theksoi në emisionin Opinion se shefi i CIA-s nuk ka ardhur në Shqipëri për kortezi, por për punë. Sipas tij, në Shqipëri ka kush të vinte nëse ai nuk do të kishte punë me institucionet shqiptare. Mirëpo, Klosi, bëri me dije se në vendin tonë ka ardhur për punë, por jo për çështje aq konkrete.

“Ai nuk vjen për punë konkrete të vogla, aty ka të tjerë që mund t’i zgjidhnin të tilla çështje, ai vjen për punë që kalojnë Shqipërinë. Vendi ynë është aq i vogël, sa nuk mund të jetë një problem aq madhor për amerikanët”.

Klosi theksoi se Shqipëria është shumë e vogël të sjellë shefin e CIA-s, vetëm për veten e vet.

Për analistin Ilir Kulla, shefi i CIA-s John Brennan, nuk është i vetmi shef shërbimesh sekrete që ka qenë në Shqipëri përgjatë këtyre ditëve në Tiranë, ka pasur edhe disa të tjerë.

“Ka pasur me propozim të Drejtorit të Shërbimit Sekret Shqiptar një dekorim nga Presidenti i Republikës dhe kjo e ka bërë që ai të kthehet nga një udhëtim”.

Kulla, bëri me dije, se çfarë është folur aty nuk do merret vesh kurrë, por një gjë është e qartë drejtori i CIA-s, cilidoqoftë ai, sido që të jenë marrëdhëniet me presidentin që po vjen, nuk ka guximin që të flasë për politikën zyrtare të SHBA-ve.

Baton Haxhiu ka pohuar se Rusia do ta bllokojë Kosovën për të qënë anëtare e OKB-së.

“Në një far mënyre ky deligjitimim i Kosovës lidhet me Krimenë, kjo lidhje realisht është për të pamundësuar Kosovë që të jetë pjesë e Kombeve të Bashkuara. Nëse Rusia tenton që Kosovën ta lidh me Krimnë do të kemi një defaktorizim europin”

Analisti Preç Zogaj, ka theksuar se shefi i CIA-s në Shqipëri ka ardhur për të lënë mesazhin se Amerika është këtu. Zheji tha se disa njerëz që kanë takuar shefin e CIA-s në Tiranë, që e dinë se çfarë kanë folur autoritetet tona me të, ndërsa ne shtijmë fall, kjo gjë vjen shumë e këndshme për analizën.

Sipas tij, ai ka ardhur në një kohë domethënëse për vendin tonë, pikërisht në kohën kur zgjedhjet e përgjithshme janë pas dere.

Zogaj, bëri me dije, se pas një vakumi të krijuar nga politika Trump, ai ka ardhur për të treguar se ne jemi këtu. “Politika amerikane ka në fokus sigurinë e Shqipërisë dhe shtetin ligjor në vendin tonë.

 

 

 

 

 

 

 



Ju sugjerojmë

AKMC-qytetarëve:Tregoni kujdes! Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë
Aktualitet

AKMC-qytetarëve:Tregoni kujdes! Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë

24 Qershor, 2025 3:55 pm
Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës
Aktualitet

Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës

24 Qershor, 2025 3:35 pm
Publikimi i testit të maturës/Ministria e Arsimit: Përjashtohet maturanti në Durrës…
Aktualitet

Publikimi i testit të maturës/Ministria e Arsimit: Përjashtohet maturanti në Durrës…

24 Qershor, 2025 3:21 pm
Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra
Aktualitet

Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

24 Qershor, 2025 2:48 pm
Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit
Aktualitet

Beqaj rendit ‘të pavërtetat’ që sipas tij janë thënë për kontratën e sterilizimit

24 Qershor, 2025 2:44 pm
Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa
Aktualitet

Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj/ INSTAT: 95 % ishin nga Europa

24 Qershor, 2025 2:29 pm
Plazh me mushkonjat në Divjakë
Aktualitet

Plazh me mushkonjat në Divjakë

24 Qershor, 2025 2:26 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Goditi punonjësen e OSHEE-së, ndalohet pas dy muajsh 38-vjeçari

24 Qershor, 2025 2:17 pm
Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan
Aktualitet

Rama takim me senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan

24 Qershor, 2025 2:05 pm
Kosovë/Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA-ja do të bëhet sipas kritereve të sigurisë
Rajoni

Kosovë/Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA-ja do të bëhet sipas kritereve të sigurisë

24 Qershor, 2025 2:00 pm
Para
Horoskopi, 12 Shtator 2016

Horoskopi 13 dhjetor 2016

Parashikimi i motit/ Ja si do të jenë temperaturat sot në Shqipëri dhe Europë

Parashikimi i motit për sot, 13 dhjetor 2016

Olta Gixhari flet për jetën personale, mohon lidhjen me 22 vjeçarin

Olta Gixhari flet për jetën personale, mohon lidhjen me 22 vjeçarin
















TE FUNDIT

AKMC-qytetarëve:Tregoni kujdes! Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë

AKMC-qytetarëve:Tregoni kujdes! Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë
24 Qershor, 2025

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar qytetarët për temperaturat ekstreme deri në 40°C që do të shfaqen në ditët...

Lexo më shumë

Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës

Foto/ Superjahti “Andromeda” ankorohet në Durrës
24 Qershor, 2025

Porti i Durrësit ka pritur këtë të martë një tjetër mjet luksoz lundrimi. Bëhet fjalë për super-jahtin “Andromeda”, i hedhur...

Lexo më shumë

Publikimi i testit të maturës/Ministria e Arsimit: Përjashtohet maturanti në Durrës…

Publikimi i testit të maturës/Ministria e Arsimit: Përjashtohet maturanti në Durrës…
24 Qershor, 2025

Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka njoftuar se është përjashtuar nga provimi me zgjedhje një maturant, i një prej gjimnazeve...

Lexo më shumë

Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra
24 Qershor, 2025

Një tjetër lëkundje sizmike është regjistruar në vend pas tërmetit të mëngjesit të sotëm në Shqipëri. Mësohet se rreth orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com