Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është vogëlushja që shoqëroi Rozanën në performancën që mbërtheu publikun

2016/12/11 at 1:32 PM
në -Kulturë, InstaBIZ, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Kush është vogëlushja që shoqëroi Rozanën në performancën që mbërtheu publikun

Rozana Radi, këngëtarja për të cilën është e kotë të shkruash paragrafe prezantuese pasi të gjithë e njohin artin e saj, që këtë herë ka goditur publikun shqiptar, ndoshta më bukur e më fort se çdoherë tjetër. “Ma thuaj ti”, kënga konkurruese e Rozit në “Kënga Magjike” po shpërndahet në mënyrë masive po aq sa edhe mesazhi që teksti aq bukur i shkruar tejçon.


Por nëse për Rozin nuk duhen shumë fjalë prezantuese, është një vajzë aty, në hapat e parë të saj, që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Vajza me gërsheta, me një arush të madh, që mbyll veshët për mos dëgjuar zhurmat e mbështjell me krahë mamin e saj rrëzuar përtokë, quhet Bianka Toçila.

Bianka është vetëm 7 vjeçe e gjysmë dhe për të kjo është hera e parë që interpreton para publikut.. Dhe është pikërisht Rozi ajo që e ngjit në skenë në formën më të bukur të mundshme por ndoshta edhe më të trishtë, pasi Bianka ka rolin e një vajze së cilës i duhet të dëgjojë grindjet e së ëmës dhe të atit, një marrëdhënie drejt fundit.

Por ajo që është interesante në këtë interpretim është fakti që Rozi e ka ruajtur Biankën nga ky subjekt i trishtë duke mos i treguar asgjë.

“Fëmijët duhen mbrojtur. Unë nuk mund t’i tregoja një fëmije aq të vogël e të brishtë që do bësh këtë e atë. Jo, unë e lashë Biankën në natyrshmërinë e saj dhe i thashë vetëm: Çfarë do bëje ti për të mbrojtur mamin nëse ajo rrëzohet?” rrëfen këngëtarja për newsbomb.al

Dhe duket se Bianka “rrëzimin” e Rozanës e ka zbërthyer  vetiu në një mënyrë të tillë që na ka mrekulluar të gjithëve .

Si u njohët me Biankën dhe pse zgjodhët pikërisht atë për të interpretuar “Ma thuaj ti”?

Unë kërkoja një fëmijë që të dinte të interpretonte bukur dhe për hir të së vërtetës u drejtova te “Sirea Film” që mbledh të vegjël të talentuar. Por ajo që më bëri shumë përshtypje ishte fakti që aty kishte dhe fëmijë të cilët nuk kishin mundësi financiare të paguanin leksione. Kjo më preku shumë se i dua pafund fëmijët. I kërkova Leonard Bombajt një audicion, i morëm të gjithë…Ata erdhën me prindërit dhe ne u thamë; si do reagonin nëse mamaja e tyre vritej?

Më bëri veçanërisht përshtypje Bianka e cila kishte hyrë e para në zyrë dhe sa më pa më përqafoi. Kishte një portret shumë të bukur por sy të trishtë e shprehës. Më kujtoi veten. Bianka kishte vetëm dy javë që ishte regjistruar por çdo gjë e bënte aq natyrshëm dhe sillej e shpenguar…

Dhe si vendosët për Biankën?

Bëmë 4 ditë prova, pasi, ndonëse Bianka më pëlqeu që herën e parë, nuk vendosa mennjëherë për të.

Ajo që më ka ngelur në mendje , kur erdhi momenti i vendimit… U thashë prindërve: Më vjen shumë keq, unë i dua të gjithë këta fëmijë, janë shumë të talentuar të gjithë por më duhet të zgjedh vetëm një për këngën…

Dhe pikërisht në atë moment, prindi i një fëmije më tha: Rozana, fëmijët duhet të mësojnë që tani se në jetë duhet të punosh për të qenë i pari. M’u kujtuan fjalët e babit tim që më thoshte gjithmonë: Nëse nuk bën për këtë profesion lere, mos ia zer vendin dikujt tjetër.

Sa prova u deshën për të sjellë atë interpretim me Biankën dhe a i treguat më vonë vajzës subjektin e këngës për ta futur më shumë në rol?

Shumë pak. Ndoshta nuk do e besoni por kemi bërë shumë pak prova. Subjektin nuk e kemi diskutuar sepse Bianka është një fëmijë shumë i zgjuar, Bianka është lënë e lirë të luajë siç ajo do. I thoja vetëm: “Mami është vrarë, është rrëzuar” dhe Bianka menjëherë futej në rol pasi unë e pashë edhe me mamin e vet. Bianka është shumë e lidhur me të. E pyeta se çfarë kishte kuptuar nga kjo këngë dhe më tha: “ Prindërit nuk duhet të bërtasin, duhet ta kenë xhan njëri-tjetrin se ne jemi më të lumtur”.

Po pak para daljes në skenë, si e përjetoi?

Ajo vajzë më ka habitur vërtet. Ishte duke luajtur me Anën vajzën e Arditit që qëlloi aty për fat të mirë, më çuditi, ishte duke vizatuar, pastaj hëngri bukë…dhe me t’i thënë unë: “A je gati se duhet të dalim në skenë, Bianka sikur mos të qe duke bërë asgjë më tha: Po, jam gati!”

Shkoi me vrap mori arushin e doli. Dhe të betohem, që edhe fëmijën tim do e doja si Bianka.

Të kthehemi pak te krijimi yt. Si lindi ideja e kësaj këngë?

Kam dy vjet që punoj me këtë këngë bashkë me Elgit Dodën dhe kemi qenë aq selektiv sa thonin: ja edhe një ditë, edhe një ditë… Doja të sillja një frymë të re dhe Elgitin, ndonëse jam më e madhe se ai, e kam dëgjuar për çdo gjë, si profesor. Sepse unë kam shumë disiplinë pune, e dëgjoja me mjaft interes dhe ja, ky ishte rezultati.

Për të parën herë në këtë stil më ka sjellë Adi Hila dhe unë s’mund ta harroj. Ai më thoshte: Rozana këtu duhet të jesh ti, sepse interpreton, përcjell ndjeshmëri, aktron, ky stil të bën të veçantë nga këngëtaret e tjera.

Performancën e kuroi me detaje Joni Peçi duke më sjellë tërësisht ndryshe, në veshje, stil e gjithçka.

Po tekstin? Gjithë mesazhi është aty… Si, kur e ke shkruar?

Para dy vjetësh, ka qenë verë, vetëm në shtëpi.. Ia nisa një mikeshës sime dhe ajo më tha: wauuuuuuuu.

I bukur por nuk është gjithçka ia ktheva dhe kjo ishte hera e parë që unë thoja këtë për një tekst timin. Punoja përditë, shkruaja në makinë sepse shpesh shkruaj aty…por kam patur shumë emocion. Jam njeri perëndimesh jo agimesh, një person mjaft i lidhur me familjen, me prindërit…jam mjaft sociale dhe kur erdhi puna te kjo këngë thashë: Ok, mirë. Dhe s’thashë “wowww!!”

Si po e përjeton suksesin e këngës? Shumë artistë e këngëtarë e kanë shpërndarë atë masivisht në rrjetet sociale…

I jam shumë falenderuese. Unë nuk i servilosem askujt por i detyrohem shumë se janë treguar më të vërtetë se kurrë. E kam të vështirë të them faleminderit se më duket vetja pak si fëmijë por tani më pëlqen të jem pak kështu dhe i falenderoj.

Për kë shkon “Ma thuaj ti?”

Në fakt njerëzit mendojnë se unë i këndoj femrës por në fakt unë i këndoj meshkujve ndonëse epiqendra janë ato. Nëse një mashkull ndalon dhe dëgjon për 3 minuta e 20 sekonda, aq sa është kënga ime, do kishim një krim më pak, një ndarje më pak, një fëmijë të lumtur.

Unë e ngrita zërin jo për të bërtitur, por për të gjitha ato femra që nuk kanë mundësi të shprehen…unë nuk mund të kem sukses nëse ju nguroni. Ne mund te bëjmë gjithcka që mund të bëjnë meshkujt , por janë meshkujt ata që duhet të thonë: Ne mund të bejme gjithcka që mund të bëjnë dhe femrat. Pyetja nuk ështe kush do të na lejojë ne të jemi të forta, por kush do mund të na ndalojë./Newsbomb

Etiketa: biankarozana radiVOGELUSHJA


Ju sugjerojmë

Hungaria dhe Ukraina përplasen për furnizimet me naftë
Bota

Hungaria dhe Ukraina përplasen për furnizimet me naftë

28 Gusht, 2025 4:14 pm
A mund të dështojnë zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut?
Rajoni

A mund të dështojnë zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut?

28 Gusht, 2025 3:54 pm
Rritet numri i aplikimeve në Universitetin e Tiranës
Aktualitet

Rritet numri i aplikimeve në Universitetin e Tiranës

28 Gusht, 2025 3:30 pm
Tiranë/ Aksioni ndaj punonjësve të IMT, policia zbardh akuzat
Aktualitet

Tiranë/ Aksioni ndaj punonjësve të IMT, policia zbardh akuzat

28 Gusht, 2025 2:53 pm
Ofensiva ruse ndaj Kievit, Ursula von der Leyen: Rusia të ndalë sulmet!
Bota

Ofensiva ruse ndaj Kievit, Ursula von der Leyen: Rusia të ndalë sulmet!

28 Gusht, 2025 2:34 pm
Gara për “Shef Komisariati”, del lista e pikëve të fituara nga secili konkurrentë
Aktualitet

Policia nis hetimet për skemën piramidale online TXEX: Qytetarët të kenë kujdes!

28 Gusht, 2025 2:11 pm
Save the Children: Fëmijët e uritur në Gazë nuk kanë forcë as të qajnë
Bota

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gazë nuk kanë forcë as të qajnë

28 Gusht, 2025 2:04 pm
Sali Berisha thirrje FBI: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri
Kryesore

Sali Berisha thirrje FBI: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri

28 Gusht, 2025 1:49 pm
Ndërtimet pa leje, Rama paralajmëron: Masa goditëse brenda ditësh për “symbyllurit”
Politikë

Hapësirat publike, Rama ‘sulmon’ një tjetër gjykatës: Nuk është presion, por …

28 Gusht, 2025 1:24 pm
Ndërpritet seanca në Kuvendin e Kosovës, dështon zgjedhja e nënkryetarit serb
Rajoni

Ndërpritet seanca në Kuvendin e Kosovës, dështon zgjedhja e nënkryetarit serb

28 Gusht, 2025 1:04 pm
Para
Kishte premtuar cmime të lira, kompania ajrore “Ernest” thyen afatet, nuk duket në horizont 

Kishte premtuar cmime të lira, kompania ajrore "Ernest" thyen afatet, nuk duket në horizont 

Alban Ramosaj nuk e harron Aurorën e vërtetë, ja çfarë i shkruan pas çmimit te Kënga Magjike

Alban Ramosaj nuk e harron Aurorën e vërtetë, ja çfarë i shkruan pas çmimit te Kënga Magjike

Video/ Momenti emocionues kur Alvaro Morata i propozon për martese të dashurës në skenë

Video/ Momenti emocionues kur Alvaro Morata i propozon për martese të dashurës në skenë
















TE FUNDIT

Hungaria dhe Ukraina përplasen për furnizimet me naftë

Hungaria dhe Ukraina përplasen për furnizimet me naftë
28 Gusht, 2025

Hungaria dhe Ukraina janë përplasur publikisht për ndërprerjet e vazhdueshme të furnizimeve me naftë, me Budapestin që fajësoi Kievin për...

Lexo më shumë

A mund të dështojnë zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut?

A mund të dështojnë zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut?
28 Gusht, 2025

Në Maqedoninë e Veriut, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se Qeveria mund të emërojë komisionarë, nëse zgjedhjet lokale nuk japin rezultat....

Lexo më shumë

Rritet numri i aplikimeve në Universitetin e Tiranës

Rritet numri i aplikimeve në Universitetin e Tiranës
28 Gusht, 2025

Pjesë e garës në universitetet e vendit janë bërë në total 20,200 maturantë duke u rritur me rreth 500 më...

Lexo më shumë

Tiranë/ Aksioni ndaj punonjësve të IMT, policia zbardh akuzat

Tiranë/ Aksioni ndaj punonjësve të IMT, policia zbardh akuzat
28 Gusht, 2025

Policia e Shtetit ka reaguar me një njoftim zyrtar lidhur me operacionin e SPAK, që u zhvillua ditën e djeshme,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com