“Mirëmëngjesi jam Sonila. Ju telefonoj nga Shqipëria. Si mund tju shërbej? “Po faleminderit por preferoj që të flas me një tjetër operator nga Italia”
Kështu e nis një artikull “Corriere Della Sera”, ndërsa thkeson se rregullat për Call Center do të ndryshojnë fill pas miratimit të ligjit të ri.
Një fakt i tillë është bërë i dirtur nga zv/ministrja e Zhvillimit Ekonomik Italian, Teresa Bellanova, e cila deklaroi se ligji prek edhe kompanitë që operojnë në vendin tonë.
Ajo pohoi se rregullorja do të hyjë në fuqi 90 ditë pas botimit të ligjit në Fletoren Zyrtare.
“Rregulli vlen tashmë edhe për kompanitë që kanë vendosur tashmë degët jashtë vendit. Nga ana tjetër ajo bën të ditur se është parashikuar një gjobë prej 50 mijë euro në ditë nëse nuk respektohet nga sipërmarrjet kjo rregullore e re. Të flasësh me një operator Call Center jashtë territorit italian është tashmë mjaft e frekuentuar. Shoqëritë italiane i kanë zhvendosur selitë e tyre jashtë territorit për interes të tyre. Sektori i Call Center është me një densitet të madh pune në vende si Shqipëria, ku kosto e punës është mjaft e ulët”
Por zv/ministrja thekson se tashmë është lënë në dorë të klientit që ata të zgjedhin të ketë shërbimin nga ky operator jashtë kufirit italian apo të preferojë një operator shërbimi në Itali apo në një vend tjetër të BE-së.
“Operatori i shëbimit Call Center jashtë Italisë ka për detyrë të vendosë menjëherë në dispozicion të klientëve, kërkesën e tyre për një operator shërbimi nga Italia apo nga nje vend tjetër i BE.”
Këto ndryshime kanë alarmuar drejtuesit e kompanive shqiptare, që po lobojnë kundra tyre që në muajin janar kur edhe ato janë hedhur në diskutim. Ndërkohë në Shqipëri, deri në fund të vitit 2015 numëroheshin 847 kompani Call Center, me mbi 25 mijë të punësuar, sipas të dhënave nga tatimet/ BW