Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Festë apo Protestë Kombëtare?! Shkuma Party në çitjanet e partive apo në shembullin e Dhjetoristëve?!

2016/12/09 at 11:13 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A

Nga Dritan LACI


Njëzetegjashtë vite më parë, pikërisht atë natë të 8 dhjetorit 1990, ku shumë të rinj e të reja të sotëm, që atë ditë ndoshta nuk kishin ardhur ende në jetë, duhet të dinë se kolegë të tyre atë kohë studentë të Universitetit të Tiranës, u ngritën dhe nisën rebelimin e pandalshëm kundër një sistemi që u kishte vrarë për  45 vite me radhë ëndërrat.

Ata të rinj dhe të reja sot janë baballarë dhe nëna të një brezi tjetër studentësh, u ngritën jo thjesht kundër një difekti elektrik në nënstacionin që ushqente me energji konviktin e tyre, por kundër një errësire të gjatë mjerimi, padije, diskriminimi, ekzekutimi të çdo vlere dhe qenie humane që dilte kundër sistemit, në të cilën ishte zhytur vendi.

Sot 26 vite më pas është koha të bëjmë një bilanc. A i kemi përmbushur ne si shoqëri ëndërrat që thurën baballarët dhe nënat tona atë 8 Dhjetor të vitit 1990, për Liri dhe Demokraci? A është kjo demokracia për të cilën Studentët e Dhjetorit dolën edhe përmbysën sistemin komunist? A jemi ne një shoqëri më e emancipuar? A është politika jonë e 26 viteve të fundit, shembulli i idealeve demokratike për të cilat u luftua atë 8 Dhjetor të vitit 1990?

Unë përgjigjet e mia nuk dua ti imponoj nëpërmjet këtij shkrimi, ndaj ja lë gjithësecilit prej jush të shprehë mendimin e tij të lirë mbi pyetjet që kam ngritur dhe shumë të tjera që mund të lindin rrugës.  Por unë do të dëshiroja të kapja edhe një tjetër moment që lidhet me këtë ditë. Festë Kombëtare apo Protestë Kombëtare, si duhet ta përjetojmë këtë ditë ne shqiptarët? A kemi arsye për të festuar ne shqiptarët sot në këtë ditë?

Kam frikë se duke e shenjuar këtë datë si festë politika na ka futur në lojë duke na bërë të harrojmë qëllimin e vërtetë të lindjes së kësaj dite. Atë të revoltës për demokraci. Atë për të cilën u ngritën në të vërtetë Studentët e Dhjetorit. Një betejë që nuk përfundon kurrë. Mjafton të shikojmë vendet fqinje, anës dhe përtej Adriatikut, ku ditë të tilla kthehen në lëvizje të mëdha studentore. Jo se nuk jetojnë mirë. Jo se nuk kanë të ardhura. Mjafton të kujtoj lëvizjen studentore të 17 Nëntorit 1973 në Greqi, ku të rinj dhe të reja të Politeknikumit të Athinës dolën dhe rrëzuan Juntën e Gjeneralëve. Sot edhe pse kanë kaluar 43 vite nga kjo datë,  bijtë e bijat, nipërit e mbesat e atyre studentëve, dalin sërish në protestë edhe pse kanë një jetë dhe një demokraci shumë më të mirë. Kështu edhe në Itali dhe gjetkë. Po ne në Shqipëri si sillemi në një ditë të tillë?

Sot ndërsa po e diskutoja këtë çështje me një kolegun tim; “Festë apo Protestë?”;  më tha,- Po ja edhe sot u prostetua. “Po e vërtetë është,- ja ktheva,- u protestua. Por nuk mund të jetë festë kur je vetë në pushtet dhe të jetë protestë kur nuk je vetë në pushtet. Dhe kjo vlen për të dyja  formacionet e mëdha politike në vend. Ndaj duhet ta ndajmë mendjen: “Kemi arsye pwr tw festuar apo për të protestuar?”. Dhe përgjigjen më të mirë të kësaj pyetje duhet ta japë rinia e sotme. Do ndjekin shembullin e idealeve të Studentëve të Dhjetorit, apo do të fshihen në çitjanet e formacioneve politike, apo duke bërë shkuma party në çadrat e partive.

 

 



Ju sugjerojmë

GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
Kronikë

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

21 Shtator, 2025 11:53 pm
Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
Bota

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

21 Shtator, 2025 11:07 pm
Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
Kronikë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

21 Shtator, 2025 8:52 pm
Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
Bota

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

21 Shtator, 2025 6:02 pm
Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Para

Lirimi i Lul Berishës, shpërthen ambasadori: Gjykata të korruptuara. Njerëzit të indinjohen

Foto/ Blerim Xhemajli shkëmben puthje pasionante me gruan në Instagram

Foto/ Blerim Xhemajli shkëmben puthje pasionante me gruan në Instagram

Video/ Surpriza e “Fifty Shades Darker”, bën bashkë Taylor Swift dhe Zayn Malik

Video/ Surpriza e “Fifty Shades Darker”, bën bashkë Taylor Swift dhe Zayn Malik
















TE FUNDIT

Dako rikthehet në qeli për 6 ditë, më 27 shtator i përfundon dënimi

GJKKO kthen pas për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos 
21 Shtator, 2025

Gjatë ditës së sotme policia ka shoqëruar në burgun e Durrësit ish-kryetarin e bashkisë Vangjush Dako,  i shtruar në repartin...

Lexo më shumë

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk

Pas një xhami mbrojtës, Trump shfaqet në ceremoninë e Charlie Kirk
21 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur në Arizonë për të mbajtur fjalimin e tij në shërbesën në nderim të aktivistit...

Lexo më shumë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
21 Shtator, 2025

Në masë sigurie “arrest shtëpie”, por kapet në Elbasan. Është fjala për Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, I cili...

Lexo më shumë

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
21 Shtator, 2025

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe, kanë bërë të njohur vendimin e tyre për të njohur Palestinën si shtet sovran....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com