Emisioni “STOP” në Televizionin Klan ka trajtuar rastin e një vdekjeje që mendohet se është e dyshimtë.
Shkëlqim Gjoni vëllai i të ndjerit Ilir Gjoni tregon se, i vëllai ndërroi jetë në 1 korrik të vitit 2015, por ende nuk kanë mundur ta zbardhin këtë humbje. Në fillim u tha, se vdekja kishte ardhur nga një infarkt i papritur i zemrës. Por këtë pohim nuk e vërteton asnjë dokument.
“Iliri ka vdekur rreth orës tetë të mëngjesit më datën 2 korrik të vitit 2015. Më vjen një person dhe më tha bëhu i fortë se vëllai ka vdekur nga një infarkt”.