Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Debati në Channel One”/ Autoriteti i Hapjes së Dosjeve: 300 mijë kërkesa për hapjen e dosjeve. Ja si do të veprohet me dokumentet e zhdukura

2016/12/06 at 4:58 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Debati në Channel One”/ Autoriteti i Hapjes së Dosjeve: 300 mijë kërkesa për hapjen e dosjeve. Ja si do të veprohet me dokumentet e zhdukura

120 mijë dosje të hapura, prej të cilave mendohet se 10 mijë janë zhdukur. 100 mijë shqiptarë që vuajtën të ekzekutuar, burgosur, internuar dhe përndjekur gjatë një periudhe prej 48 vite, 3 muaj e 11 ditë, kohë që funksionoi Sigurimi i Shtetit, oficerët e të cilit vetë ekzekutuan 958 persona pa asnjë vendim gjyqi. Për herë të parë që nga marrja e detyrës, pesë anëtarët e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve ishin të ftuar EKSKLUZIVË të gazetarit Roland Qafoku në studion e emisionit “Debati në Channel One”. Kryetarja Gentiana Sula dhe 4 anëtarët Daut Gumeni, Mariglen Kasmi, Altin Hoxha dhe Simon Miraka gati një zëri deklaruan se nuk do të lejonin kurrë ndërhyrje në punën e tyre të politikës dhe do të jepnin dorëheqjen nëse do kishte tentativa të tilla që dëmtonin punën e tyre. Kyetarja e këtij Autoriteti, Gentiana Sula, deklaroi se puna e Autoriteteit do të nisë mbi bazën e kërkesave që sipas llogarive pritet të kapin shifrën 300 mijë. “Një kërkesë mund ta bëjë një individ por edhe një institucion që kërkon të dijë për zyrtarët e vet. Përgjigja jonë është nëse x person ka qenë bashkëpunëtor apo jo . Pa kësaj është vetë në ndërgjegjen e vetë personit apo edhe të instituconit që ky zyrtar të vijojë apo jo detyrën e shtetit”, deklaroi Sula.

Lidhur me deklaratën që ish-presidenti Sali Berisha bëri në vitin 1992 se të gjithë shqiptarët ishin bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë dhe si e tillë duhej një pajtim i madh kombëtar, anëtari i këtij Autoriteti, Daut Gumenti, e cilësi këtë deklaratën si arsyen e madhe për të mos i hapur dosjet. “Kjo është arsyeja që dosjet nuk u hapën në këto 26 vjet dhe u përdorën për shantazhe”, tha Gumeni. Anëtari tjetër i Autoritetit, Altin Hoxha, një ekspert i shërbimeve sekrete dhe me detyra të rëndësishme në SHISH deklaroi se objekt i punës do të jetë edhe “Zhdukja e dosjeve”. Sipas tij janë mundësitë teknike që edhe pse mendohet se shumë dosje janë zhdukur, të sigurohen kopje dhe të dhëna që ato kanë patur.

Një tjetër anëtar i këtij Autoriteti, Marenglen Kasmi sqaroi edhe punën e këtij Autoriteti në lidhje me median. Sipas tij, të detyruar me ligj për të verifikuar Lustracionin është vetëm Televizioni Publik Shqitar. Por sipas Kasmit kjo vlen edhe për ato raste kur një pronar gazete apo televizioni apo drejtues institucioni mediatik do t’i kërkojë Autoritetit verifikim për punonjësit e vet, atëherë ne jemi të detyruar me ligj të bëjmë verifikimet përkatëse dhe t’i kthejmë përgjigje këtij pronari apo institucioni. Ndërkohë anëtari tjetër, Simona Miraka deklaroi se puna e këtij instituconi nuk do të sjellë pasoja apo hakmarrje siç mund të jenë shprehur disa. “Që nga vtiti 1990 e deri më sot nuk ka patur asnjë hakmarrje nga ata që vuajtën, rrjedhimisht edhe rezultatet e këtij komisoni nuk priten të sjellin pasoja”, tha Miraka.

Një pikë e rëndësishme në diskutim gjatë emisionit ka qenë edhe verifikimi i zyrtarëve të lidhur me përfshirjen e tyre në agjenturat e huaja. Kryetarja Gentiana Sula deklaroi se kjo do të bëhet sërish mbi bazën e kërkesave të posaçme por edhe me anën e bashkëpunimeve që ky Autoritet do ketë me organizata partnere si dhe mbi bazën e një rregulloreje që pritet të miratohet së shpejti nga ky Autoritet.

dosje2

Ju sugjerojmë

Zelensky mbërrin  në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga presidenti Trump
Bota

Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga presidenti Trump

18 Gusht, 2025 7:24 pm
“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
Bota

Zelensky: Qëllimi kryesor është paqja e qëndrueshme për Ukrainën dhe Evropën

18 Gusht, 2025 7:12 pm
Hamasi pranon propozimin e fundit për armëpushim në Gaza
Bota

Hamasi pranon propozimin e fundit për armëpushim në Gaza

18 Gusht, 2025 6:59 pm
Udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë për takimin me Trumpin
Bota

Udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë për takimin me Trumpin

18 Gusht, 2025 6:38 pm
Aksidenti me tre viktima në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve
Rajoni

Aksidenti me tre viktima në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve

18 Gusht, 2025 6:13 pm
Takimi me Trump, Shtëpia e Bardhë kërkesë Ukrainës për veshjen e Zelenskyt
Bota

Takimi me Trump, Shtëpia e Bardhë kërkesë Ukrainës për veshjen e Zelenskyt

18 Gusht, 2025 6:05 pm
Aktakuzë për rrënimin e një objekti të trashëgimisë kulturore në Prizren
Rajoni

Aktakuzë për rrënimin e një objekti të trashëgimisë kulturore në Prizren

18 Gusht, 2025 5:44 pm
Kadastra nis regjistrimin fillestar të pronave në Dibër
Aktualitet

Kadastra nis regjistrimin fillestar të pronave në Dibër

18 Gusht, 2025 5:31 pm
Aksident tragjik në Greqi/ Kamioni përplaset me dy makina, humbin jetën 3 shqiptarë
Rajoni

Aksident tragjik në Greqi/ Kamioni përplaset me dy makina, humbin jetën 3 shqiptarë

18 Gusht, 2025 5:17 pm
Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Një tjetër “mur kinez” ra!
Kryesore

Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Një tjetër “mur kinez” ra!

18 Gusht, 2025 5:07 pm
Para
Fotolajm/ Armina Mevlani më provokuese se kurrë me bikini

Fotolajm/ Xhelozon Armina Mevlani, shfaqet me rroba-banjo në mes të dimrit

Tersi ndjek Tiranën: “Deja vu”, në Vlorë ndërpritet ndeshja

Tersi ndjek Tiranën: “Deja vu”, në Vlorë ndërpritet ndeshja

Merkel rizgjidhet në krye të CDU-së, fiton 89,5% të votave

Merkel rizgjidhet në krye të CDU-së, fiton 89,5% të votave

TE FUNDIT

Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga presidenti Trump

Zelensky mbërrin  në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga presidenti Trump
18 Gusht, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbërritur pak minuta më parë në Shtëpinë e Bardhë. Ai është pritur nga presidenti...

Lexo më shumë

Zelensky: Qëllimi kryesor është paqja e qëndrueshme për Ukrainën dhe Evropën

“Putin bën lojëra të ndyra”/Zelensky: Po ushtroj trysni për këmbimin e të burgosurve
18 Gusht, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se qëllimi i takimit të së hënës me Presidentin e SHBA-së Donald Trump është një...

Lexo më shumë

Hamasi pranon propozimin e fundit për armëpushim në Gaza

Hamasi pranon propozimin e fundit për armëpushim në Gaza
18 Gusht, 2025

Hamasi ka rënë dakord me propozimin e fundit nga ndërmjetësuesit rajonalë për një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje për lirimin...

Lexo më shumë

Udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë për takimin me Trumpin

Udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë për takimin me Trumpin
18 Gusht, 2025

Udhëheqësit evropianë kanë filluar të mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë, përpara takimit shumëpalësh me Presidentin Donald Trump. Sekretari i Përgjithshëm...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com