Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kaos në laboratorin e Policisë Shkencore/ Vërshojnë kërkesat për analizat e drogës, digjen dy pajisje

2016/12/04 at 9:13 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kaos në laboratorin e Policisë Shkencore/ Vërshojnë kërkesat për analizat e drogës, digjen dy pajisje

Laboratori i Policisë Shkencore duket se është mbingarkuar nga kërkesat për ekspertim kimik të lëndëve narkotike. Janë me dhjetëra kërkesa që i drejtohen laboratorit në fjalë nga policitë e të gjitha qarqeve të vendit dhe nga 22 prokurori në rrethe, përfshi edhe Krimet e Rënda, raporton “Panorama”.

Rastet e panumërta të sasive të drogës që kapen çdo ditë, për të cilat flet edhe policia në komunikatat e saj, duan së paku një ekzaminim kimik ­shkencor për çdo çështje. Numri i lartë i ekspertimeve të kërkuara, për çdo sasi droge që kapet, kanabis, heroinë apo kokainë, në çështjet me apo pa autor, si për rastet e parcelave me kanabis ku merren mostra, ashtu edhe te personat që kapen me drogë me vete apo në makinë, kanë mbingarkuar laboratorët shkencorë të Policisë. Për këtë arsye mësohet se më herët janë dëmtuar dy nga pajisjet që përdoreshin për ekzaminimin kimik të lëndëve narkotike. Dalja jashtë funksionit e dy pajisjeve të ekspertimeve kimike të narkotikëve ka ndodhur pasi ato kanë plotësuar orët e punës.

MBINGARKESA

Për këtë arsye, aktualisht laboratori i Policisë Shkencore mësohet se punon me një pajisje të vetme. Kjo pajisje qëndron thuajse “non­stop” në punë për të përballuar fluksin e madh të kërkesave për ekspertim lëndësh narkotike.

Burime të konfirmuara të gazetës “Panorama” bënë me dije se situata është rënduar me ekspertimet kimike të lëndëve narkotike, që prej vitit 2014 e në vazhdim. Por duket se më problematike gjendja është bërë në vitin e fundit, kur në disa prokurori rrethesh ekspertimet kimike të drogave që kapen ka raste që vonohen përtej afatit deri në 9 muaj, duke u bërë shkak edhe për zvarritjen e hetimeve apo të afateve për çështje të caktuara.

Situata duket edhe më problematike, duke marrë parasysh se e gjithë ngarkesa me ekspertimet kimike të narkotikëve, mbulohet nga një pajisje e vetme, e cila qëndron në punë thuajse pa pushim. Nga ana tjetër, gazeta “Panorama” pyeti burime jozyrtare të Policisë që kanë thënë se çështja është diskutuar prej muajsh dhe po kërkohet Kodi i Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi përcaktojnë ekspertimin kimik të lëndës narkotike në çdo rast kur ajo kapet. Konkretisht, ngritja e akuzave për mbajtje, trafikim dhe çdo lloj krimi tjetër me drogën, realizohet vetëm duke u bazuar në një akt­ekspertimi shkencor që konfirmon se lënda e bllokuar është narkotike.

Në çdo rast kur kapet drogë, në sasi të mëdha apo të vogla, merren “mostra përfaqësuese”, të cilat dërgohen për ekspertim me procesverbal përkatës. Në procesverbal shënohet data e veprimit hetimor, numri i procedimit penal, numri i urdhrit të prokurorit apo gjykatës për ekspertim dhe emrat e të pandehurve të çështjes. Ekspertimi kimik i drogës është i detyrueshëm edhe për rastet e bimëve të kanabisit apo në çdo rast tjetër, pasi vëzhgimi i jashtëm përbën dyshim, por jo provë për lëndën narkotike. / Trazhgim Sokolaj/Panorama.al

Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Pse kisha përkrahur Olldashin për kryetar të PD

Pse kisha përkrahur Olldashin për kryetar të PD

Ajri i ndotur në Shkup, qytetarët paralajmërojnë protesta

Ajri i ndotur në Shkup, qytetarët paralajmërojnë protesta

Messi ka tre vite që nuk ekziston në El Clasico

Messi ka tre vite që nuk ekziston në El Clasico

TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com