Pas të ashtuquajtures skandal me shmangien e taksave nga ana e disa yjeve botërorë të futbollit ka reaguar Kristiano Ronaldo. Në fakt, ka qenë kompania që menaxhon futbollistin ajo që ka reaguar për akuzat e ngritura në gazetën gjermane “DerSpiegel”. “Kristiano Ronaldo dhe Zhoze Murinjo kanë shlyer detyrimet e tyre. Asnjëri prej te dyve nuk ka taksa të papaguara, si në Britani, ashtu edhe në Spanjë”, shkruan komunikata “GestiFute”. Kompania saktëson se lëvizja e parave në ato që cilësohen si “parajsa fiskale” nuk është e kundërligjshme.