Një bombul gazi ka shpërthyer në banesën e një familje në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes në afërsi të pallatit të sportit “Ramazan Njala”, në një shtëpi private pranë tregut të fshatarëve.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se shpërthimi ka qenë i fuqishëm.
Në momentin e ngjarjes në banesë kanë qenë një çift i moshuar të cilët kanë mbetur të plagosur.
Ata janë transportuar drejt spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se dëmtime më të mëdha ka marrë burri.
Forca të policisë ndodhen në vendngjarje. Paraprakisht mësohet se bombola shërbente për ngrohje.