Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Durrës-Tiranë.
Burime nga policia thanë se një makinë ka përplasur një këmbësor, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të Shën-Vlashit.
Uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. Ndërsa shoferi është shoqëruar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.