Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sot dita botërore kundër HIV/AIDS. Eksperimentohet vaksina e re

2016/12/01 at 9:32 AM
në -Shëndeti, Aktualitet, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkencëtaret afër gjetjes së kurës për HIV. Ky mund të jetë rasti i parë në Britani

Prej tre dekadash çdo 1 Dhjetor dëgjojmë raste tragjike të njerëzve të prekur nga HIV/AIDS. Virusi ka vrarë me dhjetëra milionë njerëz në mbarë botën, pjesa më e madhe e të cilëve të rinj, duke lënë jetim me miliona fëmijë.


Por tashmë në prag të ditës botërore të luftës ndaj virusit HIV, vijnë lajme shprese.

Në Afrikën e Jugut, një nga vendet me një shkallë të lartë prekje nga sëmundja, po eksperimentohet vaksina që mban nën kontroll virusin.

Prej ditës së parë botërore kundër Sidës në vitin 1988, ka patur shumë zhvillimeve.

Vendet ku çështja konsiderohej tabu tashmë ofrojnë testim dhe trajtim. Nënat bartëse të virusit mund të kenë fëmijë të shëndetshëm dhe mund të jetojnë për t’i rritur ata.

Ilaçet e mbajnë virusin nën kontroll dhe nuk e lënë të përhapet. Tashmë mjekët po flasin për një kurë ndaj sëmundjes.

Kërkuesit e fushës po testojnë një vaksinë tek mijëra vullnetarëve në Afrikën e Jugut, një proces që sapo ka nisur.

Ata po përdorin sistemin imunitar të vetë trupit për të mbajtur virusin nën kontroll.

Një studim i zhvilluar nga universiteti i Pensilvanisë tregon se kjo është e mundur.

“Ne injektojmë antitrupa tek pacientët, për të parë nëse ato mund të kontrollojnë virusin HIV, ta qetësojnë dhe të parandalojnë rikthimin kur ne e ndalojmë terapinë anti-retrovirale”, shpjegon doktor Pablo Tebas i Universitetit të Pensilvanisë.

Kontrollimi i virusit HIV me antitrupa është i ngjashëm me teknikën e imunoterapisë që zhvillohet për kancerin, duke përdorur proteina për të sulmuar qelizat kancerogjene. Virusi i HIV-it fshihet në qeliza. Nëse pacienti ndalon marrjen e ilaçeve kundër Sidës, virusi rikthehet.

“Ajo çfarë po bëhet në onkologji dhe në terapinë ndaj kancerit, është përpjekja për të forcuar sistemin imunitar me qëllim eliminimin e qelizave kancerogjene. Problemi për të eliminuar virusin e fshehur HIV është i ngjashëm. Duhet të eliminosh qelizat që strehojnë virusin duke e bërë sistemin më aktiv në gjetjen dhe eliminim e tyre”,thotë doktor Pablo Tebas.

Kërkuesit dolën në përfundimin se antitrupat e ndrydhin virusin HIV për 21 ditë. Qëllimi është të gjendet një kombinim i antitrupave që mund të bëjë këtë për 6 muaj deri në 1 vit. Atëherë njerëzit e infektuar me HIV nuk kanë nevojë të marrin ilaçe çdo ditë të jetës së tyre. Një tjetër test ku do të përdoren antitrupa do të nisë pas dy muajsh.

/Zëri i Amerikës

Etiketa: AfrikeeksperimentHIV/AIDSvaksine e re


Ju sugjerojmë

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
Sport

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

15 Qershor, 2026 1:52 pm
Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit
Kronikë

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

15 Qershor, 2026 1:42 pm
U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin
Kronikë

U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin

15 Qershor, 2026 1:39 pm
Rama për marrëveshjen për emigrantët me Italinë: Do të vijojë sa kohë e kërkon Roma
Kryesore

Rama replikë me protestuesin, “përgëzon” se nuk e ofendoi në rrjetet sociale

15 Qershor, 2026 1:36 pm
Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit
Sport

Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit

15 Qershor, 2026 12:44 pm
Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin
Bota

Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin

15 Qershor, 2026 12:42 pm
Marrëveshja me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë ofensivën në Liban
Bota

Marrëveshja me SHBA, Irani i kërkon Izraelit të ndalojë ofensivën në Liban

15 Qershor, 2026 12:39 pm
PS ndryshon draftin e amnistisë penale
Kryesore

PS ndryshon draftin e amnistisë penale

15 Qershor, 2026 12:36 pm
Dënohet me 4 vite burg për përdhunim djali i princeshës së Norvegjisë
Bota

Dënohet me 4 vite burg për përdhunim djali i princeshës së Norvegjisë

15 Qershor, 2026 11:59 am
Të pandehurit për vrasjen e 23-vjeçarit dhunojnë njëri-tjetrin në kafazin e GJKKO
Kronikë

Të pandehurit për vrasjen e 23-vjeçarit dhunojnë njëri-tjetrin në kafazin e GJKKO

15 Qershor, 2026 11:48 am
Para
Çfarë po ndodh me ligjin e Vetingut/ Kushtetuesja dërgoi një draft të gabuar në Venecia?

Çfarë po ndodh me ligjin e Vetingut/ Kushtetuesja dërgoi një draft të gabuar në Venecia?

Gropa e vdekjes në Lungomare, dalin në gjykatë inxhinerët e firmës

Gropa e vdekjes në Lungomare, dalin në gjykatë inxhinerët e firmës

Sërish hashash me trajler drejt Italisë, kapen afro 200 kg në portin e Durrësit

Sërish hashash me trajler drejt Italisë, kapen afro 200 kg në portin e Durrësit
















TE FUNDIT

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
15 Qershor, 2026

Debutimi në Botërorin 2026 mes Gjermanisë dhe Curaçaos në Houston duket se zbatoi me përpikmëri skenarin e shkruar nga parashikimet;...

Lexo më shumë

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit
15 Qershor, 2026

Gerd Gjinarari, i njohur ndryshe si Gerd Gjenerali dhe i konsideruar si një nga figurat më të spikatura të botës...

Lexo më shumë

U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin

U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin
15 Qershor, 2026

Biznesmeni shqiptar Ilir Shtufi, i arrestuar në Greqi në kuadër të një urdhër-arresti të lëshuar nga SPAK, ka refuzuar ekstradimin...

Lexo më shumë

Rama replikë me protestuesin, “përgëzon” se nuk e ofendoi në rrjetet sociale

Rama për marrëveshjen për emigrantët me Italinë: Do të vijojë sa kohë e kërkon Roma
15 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një protestues, duke i kthyer përgjigje lidhur me protestën që po zhvillohet prej 15 ditësh në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}