Në datën 29 nëntor zhvillohet “Nata e Bardhë”, festa tashme tradicionale e përvitshme e organizuar nga Bashkia e Tiranës. “Nata e Bardha”, e nisur nga Edi Rama kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës vazhdon të festohet çdo vit.
“Natës së Bardhë” të gjithë i japin përkufizimin e tyre, por ajo është një koncept i një përpjekjeje për të sjellë artin pranë njerëzve në hapësirat publike, një ngjarje që ndodh në dhjetë orë, me një qëllim për të krijur art të kuptueshëm për audiencë të madhe. Një ngjarje e lirë që inkurajon festimin dhe angazhimin e komunitetit, shkruan opinion.al
Për një natë, hapësirat e qytetit do të shndërrohen në ekspozita e koncerte të përkohshme Arti .
Për një natë do të jemi ëndërrimtarë në një qytet që na bashkon të gjithëve, fëmijë, të rinj, te moshuar, qytetarë të përhershëm dhe qytetarë.
29 Nëntori na sjell një një natë të gjatë, ku qyteti, rruga, sheshet, institucionet e artit, baret, restorantet, do të gjallojnë me aktivitetet e artit, shfaqjet, instalacionet, filmat, kllounadat e artit të rrugës, duke e kthyer “Natën e Bardhë” shqiptare një event kulturor që e afron Tiranën me shumë qytete evropiane./opinion.al
*Video in tv/Shikoni si u festua ne Tirane dhe çfare thone te rinjte per kete: