Pak para fillimit të ndeshjes mes Flamurtarit dhe Teutës, trajneri i skuadrës vlonjate, Gentian Mezani, ka lajmëruar se më në fund ishte zgjidhur ngërçi institucional dhe lojtarëve u kishin mbërritur rrogat e prapambetura.
Pritet ende konfirmimi nga ana e futbollistëve se kanë marrë këto paga, por sipas asaj që u raportua nga “SuperSport”, gjithçka duket në rregull dhe në llogaritë e lojtarëve ka kaluar një shumë rreth 750 mijë dollarë që ishin të prapambetura dhe që ekipi duhej të merrte prej kohësh.
Ky lajm duket se ka bërë të ndryshojë mendje edhe sulmuesi kroat Bushiç, të cilin drejtuesit vlonjatë e presin të kthehet te kjo skuadër brenda javës.