Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hetime & Detaje/ Si e vranë gabimisht Rigert Dervishin dhe kodet e bandës së drogës

2016/11/28 at 5:57 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Hetime & Detaje/ Si e vranë gabimisht Rigert Dervishin dhe kodet e bandës së drogës

Në një megaoperacion të koduar “Himera”, policia greke ka shkatërruar një grup kriminal në fushën e kultivimit, trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Mësohet se kreu i grupit ishte një shqiptar, i njohur me emrin “Genti”, i cili jeton në Shqipëri.

Pas hetimit disamujor janë arrestuar 59 shtetas, por mësohet se grupi kriminal përbëhet nga 146 persona. Grupi kontrollonte 35 % të tregut të shpërndarjes së drogës në Athinë, dhe ishte i ndarë në 7 nivele hierarkike në varësi të detyrave që kryenin. Një tjetër detaj nga mënyra sesi vepronte ky grup, është se, në pakot e drogës që vinin nga Shqipëria vendosnin nga një kartë bixhozi. Hetimet zgjaten 8 muaj nga 6 oficerë që filmuan çdo lëvizje të grupit.

Kodet e grupit ishin (majtas fjala­djathtas kodi i përdorur nga grupi): Para – Letra Kokainë – Qumësht, Kos, Miell, Pule Marijuanë­ Ndriçues, Zabon Burg – Shkollë Armë – Makineri Peshore – Vegël Shteti – Policia

Pritet që pas goditjes së këtij grupi të ulet me 40 % niveli i shpërndarjes së drogës në Athinë. Mësohet se çmimi i një kilogrami marijuanë shkonte nga 1200­2300 euro.

* “Himera”, emri me të cilin u kodua operacioni, është një kafshë e mitologjisë greke, shumë e fuqishme, e cila nxirrte zjarr nga goja, kishte trup keci, kokë luani dhe bisht gjarpri.

HETIMET LIDHIN GRUPUIN KRIMINAL ME VRASJEN E SHQIPTARIT RIGERT DËERVISHI NË ATHINE MË 13 NËNTOR

Hetimet e policisë greke pas shkatërrimit të bandës që vepronte në Athinë, kanë hedhur dritë edhe mbi një tjetër ngjarje të ndodhur në kryeqyteti grek më 13 nëntor. Një 32­vjeçar shqiptar, Rigert Dervishi mbeti i vrarë me armë zjarri, ndërsa në atë kohë u tha se ishte një atentat që i ishte bërë të riut. Mësohet se në momentin e ngjarjes, në makinën ku mbeti i vrarë Dervishi, udhëtonte edhe një 36­vjeçar, i cili me sa duket ishte objektivi i atentatit.

Këtij të fundit, i cili dyshohet se është pjesë e bandës kriminale që shkatërruar tashmë nga policia, i është bërë atentat edhe me herët. Në 14 shtator 2016, ky grup i ka vendosur bombe me telekomandë 36­vjecarit shqiptar që kishin shënjestër, edhe të atentatit të 13 nëntorit në lagjet “Keratsini”, ku mbeti i vrarë Rigert Dervishi.

Në atë kohë, 36­vjeçari ndodhej në makinë me gruan dhe vajzën e tij 5 vjeç, të cilat mbeten të plagosura. Sipas policisë greke, 36­vjeçarit iu bë atentat për shkak të një borxhi që grupi i kishte furnitorëve të drogës nga Shqipëria. Hetimet pas ngjarjes së 13 nëntorit treguar se Rigert Dervishi nuk kishte dosje policore, dhe nuk kishte konflikte të mëhershme. Ai punonte në ndërtim, kishte 3 fëmijë dhe ishte familjar e miqësor.

Ndërsa 36­vjeçari, i cili udhëtonte me të, ishte precedentë për trafik droge. Kur u mor në pyetje nga policia greke, 36­vjecari tha se “Shoferi (Rigerti) pati një zënkë para se ta vrisnin”, duke u përpjekur tëndryshonte pistat e hetimet, me qëllim që të mos mësohej se ishte ai objektiv i atentatit. Megjithatë, alibia e tij nuk u vërtetua, dhe hetimet e mëtejshme treguar se Rigert Dervishi ishte vrarë gabimisht, pasi autorët kishin ngatërruar objektivin. /Balkanweb

Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
FOTO/ Poni ‘shkel’ parat me këmbë !

FOTO/ Poni 'shkel' parat me këmbë !

E Fundit/Aksident i katërfishtë në autostradën Tiranë-Durrës

E Fundit/Aksident i katërfishtë në autostradën Tiranë-Durrës

Festa e Pavarësisë/ Vip-at pushtojnë rrjetin në kuq e zi !

Festa e Pavarësisë/ Vip-at pushtojnë rrjetin në kuq e zi !

TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com