Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka komentuar statistikat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës lidhur me Anketën Fuqisë Punëtore në vend. Mustafa është shprehur se trendi i uljes së papunësisë në Kosovë ka ardhur si rezultat i rritjes ekonomike.
“Shkalla e papunësisë në Kosovë, 26.2%. Më e ulëta në pesë vitet e fundit. Janë këto rezultate të dala nga Anketa e Fuqisë Punëtore, për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, të kryer nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, i kumtuar nga ministri Abrashi”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Ndërkohë që gjatë ditës së shtunë ASK ka publikuar rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për gjashtë muajt e parë të këtij viti. Sipas ASK, në vitin 2014 papunësia në Kosovë ishte 35.3%, në vitin 2015 ishte 32.9%, ndërsa për këtë vit, deri më tani, del të jetë 26.2%.