Dy adoleshente mbeten të plagosur mesditën e sotme pas një sherri me thika në kryeqytetin e Kosovës. Të plagosurjanë 14 dhe 15 vjecc raportojnë mediat vendase.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në rrugën “Isa Kastrati” ku sipas Policisë ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave.
A.R, 15 vjeç dhe V.D, 14 vjeç kanë marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) dhe të njëjtit menjëherë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor .
Policia thotë se ka identifikuar autorët, dhe pritet arrestimi i tyre. Ende nuk dihet motivi që çoi në përleshjen e dhunshme mes adoleshentëve në kryeqytet.