Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ardian Isufi: Ligji i ri i muzeve, ka handikapë e sjell militantizëm

2016/11/25 at 2:40 PM
në -Kulturë, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ardian Isufi: Ligji i ri i muzeve, ka handikapë e sjell militantizëm

Ligji i ri (ende projektligj) për Trashëgiminë Kulturore e Muzetë ka hasur në kundërshtitë e para. Ardian Isufi, artist e dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura, kundërshton pikat e këtij projektligji që kanë të bëjnë me emërimin e drejtuesit të Galerisë Kombëtare të Arteve, që me miratimin e këtij ligji bëhet Muzeu i Arteve të Bukura. Duke lënë mënjanë pyetjen nëse ky institucion i ka kapacitetet e duhura për të bërë “mbikëqyrjen tematike të të gjithë muzeve dhe galerive të arteve të natyrave të ndryshme”, ‘problemi’ a kundërshtia nis me emërimin e drejtuesit.

Me ligjin aktual, drejtuesi i një muzeu propozohet nga ministri i Kulturës dhe emërohet nga kryeministri dhe ka një mandat 4-vjeçar, ndërsa me ligjin e ri: “Drejtori i një muzeu qendror i zgjedhur me anë të një konkursi publik, emërohet nga ministri përgjegjës për trashëgiminë për një mandat deri në tre vjet”. Kjo pikë, përfshin drejtuesin e Muzeut Historik Kombëtar, drejtuesin e Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura(GKA), në të ardhmen “Muzeu i Gjethit”, që merr statusin Kombëtar, ose ai “Marubi”. Po ashtu, projektligji parashikon që “Drejtorët e muzeve privatë emërohen në detyrë nga themeluesi me miratimin e ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore duke marrë parasysh kriteret e miratuara nga Këshilli Kombëtar i Muzeve”.

EMËRIMET
Ardian Isufi, artist e dekan i Fakultetit të Arteve të Bukura, thotë se ligji i ri sjell centralizim, sidomos pika e emërimit të drejtuesve të institucioneve. “Nuk jam dakord, sepse ka të bëjë me centralizim, jo decentralizim, ku një emër, një ministër mund të vendosë për fatet e një institucioni. Në rastin e kulturës, emërimi duhet t’i takojë një bordi ose nga Këshilli i Ministrave që e vendos emrin i cili drejton një institucion”, – thotë Isufi. Sipas tij, me ligjin e ri, “si shkak-pasojë kalojmë te klientelizmi dhe tek emërimi i personazheve që kanë mbështetje politike dhe jo kontribute profesionale e kulturore, kalojmë në ‘militantizëm’. Sa i takon kohëzgjatjes, ku tani posti i drejtorit do jetë 3 e jo katër vjet, për mua, nuk mundet detyra e një titullari institucioni të ketë më pak kohëzgjatje se mandati i qeverisë; sipas meje, drejtuesit e institucioneve të zgjedhura në mënyrë demokratike, duhet të shkojnë në mandatin e qeverisë. Kjo është handikap. Ka një çrregullim”.

Emërimi i drejtuesve, në këndvështrimin e Isufit, “është një gjë që rregullohet përmes bordeve. Ministria e Kulturës nuk ka borde specialistësh që ta bëjë këtë dhe me ligjin e ri nuk zgjidhet gjë. Ministria e Kulturës, Muzeu Kombëtar a institucionet shtetërore, se nuk e ka tagrin vetëm Ministria e Kulturës”. Isufi shton se, sa i takon kërkesës për emërimin e drejtorëve të muzeve shtetërorë ose miratimin e drejtuesve të muzeve privatë, “mandatimi në këtë mënyrë është klientelizëm dhe si shkak-pasojë del që edhe muzetë privatë të zgjedhin një person që është afër Ministrisë së Kulturës nuk është normale. Sipas tij, Ministria e Kulturës nuk mund të ketë certifikues e jo administrator”. Në fund, në tërësi për ligjin, ai thotë se “ligji është centralizues, sepse Ministria e Kulturës nuk ka kapacitete dhe nuk mund të jetë kontrollore. Ministria duhet të ndjekë procesin, por jo të jetë ajo që e vendos. Dhe ky është gabimi i madh – që është politik – që është bërë me ministrinë, dhe është bërë me dashje kjo në MK”./F.Nikolli/

Burimi: Gazeta Shqiptare

Ju sugjerojmë

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …
-U tha në Opinion

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

16 Korrik, 2025 11:10 pm
Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.
-U tha në Opinion

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.

16 Korrik, 2025 10:58 pm
Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik
Aktualitet

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

16 Korrik, 2025 10:38 pm
Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar
-U tha në Opinion

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar

16 Korrik, 2025 10:26 pm
Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës
Bota

Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës

16 Korrik, 2025 10:16 pm
Votimi i emigrantëve/ Mazniku: Nuk është bllokuar nga PS, por nga ana e partizanizmit
Kryesore

Akademi për trajnimin e bashkive në vend, Arbjan Maznikun në krye të saj

16 Korrik, 2025 10:01 pm
IKMT-ja vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike tek Stadiumi Air Albania
Te Fundit

IKMT-ja vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike tek Stadiumi Air Albania

16 Korrik, 2025 9:46 pm
SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida
Bota

SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida

16 Korrik, 2025 9:30 pm
Kosova përfshihet në listën e vendeve “të sigurta” të BE-së
Bota

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

16 Korrik, 2025 9:11 pm
Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë
Rajoni

Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë

16 Korrik, 2025 8:44 pm
Para
FSHF përgënjeshtron veten: Partizani nuk ka borxhe të vjetra

FSHF përgënjeshtron veten: Partizani nuk ka borxhe të vjetra

Anxhela flet pas tentativës për t’u vetëdjegur: S’dua ta shes më trupin. Kërkoj punë

Anxhela flet pas tentativës për t’u vetëdjegur: S’dua ta shes më trupin. Kërkoj punë

Babai i Ergi Dinit ‘thyen’ heshtjen: Nuk e kuptoj pse e shkruajta atë poezi…Mu thaftë dora!

Babai i Ergi Dinit ‘thyen’ heshtjen: Nuk e kuptoj pse e shkruajta atë poezi...Mu thaftë dora!

TE FUNDIT

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …
16 Korrik, 2025

Në studion e “Opinion” në Tv Klan, rikthehet në fokus një nga episodet më të errët dhe tronditës të historisë...

Lexo më shumë

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.
16 Korrik, 2025

Gazetari Artan Hoxha në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, teksa flet për historinë e jetës së ‘Mbretit të...

Lexo më shumë

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik
16 Korrik, 2025

Zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës vijon të jetë ende aktiv. Sipas burimeve, flakët kanë përparuar me shpejtësi  duke shkaktuar...

Lexo më shumë

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar
16 Korrik, 2025

Bosi famëkeq i drogës, dhe kreu i kartelit të Medellín, Pablo Escobar, u vra më 2 dhjetor 1993 në qytetin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com