Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ Jeta e çuditshme e një ish-kryeministri miliarder

2016/11/25 at 1:02 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Foto/ Jeta e çuditshme e një ish-kryeministri miliarder

Ai është ish-kryeministri miliarder, që jeton në një vilë prej xhami dhe metali, me pamje mbi kryeqytetin gjeorgjian, që e bën edhe Scaramanga-n të skuqet.


Njihuni me Bidzina Ivanishvilin, i cili edhe kur nuk përpiqet të bindë opinionin publik në emisionin e themeluar prej tij, në televizionin e të birit, një rapper albino, ai sërish tërheq të gjitha fijet e qeverisë në vendin ish-komunist.

59-vjeçari e ka bërë pasurinë e tij prej 5.2 miliardë dollarë si një oligark në kaosin që pasoi shembjen e Bashkimit Sovjetik.

I apasionuar pas kafshëve, siç transmeton mapo, ai ka premtuar se do ndihmojë qeverinë për të mbledhur kafshët e kopshtit zoologjik të Tbilisit, pas përmbytjeve katastrofike të javës së shkuar.

Kopshti thuajse u shkatërrua plotësisht më 13 qershor dhe kafshët u arratisën. Tre punonjës të kopshtit u vranë.

vila

“Nuk e kam pëlqyer kurrë se në ç’gjendje ishte Kopshti Zoologjik në Tbilisti. Madje kam përgatitur një projekt për këtë qëllim. I kam premtuar qeverisë asistencë për financimin e kopshtit zoologjik, për të lejuar që kafshët të jetojnë në një ambient normal”.

Ai nisi të ndërtojë pasurinë e tij duke shitur kompjutera dhe importuar telefona në Rusi, përpara se të zhvendosej në biznesin e metaleve, bankave, hotelerisë dhe ilaçeve.

Më vonë u zhvendos në vendin e tij, në vitin 2003, me një pasuri personale që e kalon gjysmën e të gjithë prodhimit të brendshëm bruto të Gjeorgjisë.

Për vite të tëra ai ishte miliarderi i padukshëm, njeriu që nuk fotografohej dhe intervistohej thuajse kurrë.

Por gjithçka ndryshoi në vitin 2011, kur Ivanishvili vendosi të garojë për kryeministër, duke sfiduar ish- mikun e tij dhe favoritin e Perëndimit, Mikhail Saakashvili.

Në atë kohë ai tha se kjo ishte një thirrje e mëmëdheut.

“Këta e kanë vrarë demokracinë, kanë hequr qafe median dhe nuk lejojnë zërat kritikë. Është një qeveri autoritare, me tendencë për t’u bërë diktatoriale”.

Duke qenë se ishte popullor për shkak të filantropisë, kjo e ndihmoi. Ai thuhej se në një rast ua paguante rrogat punonjësve të kulturës, kurse në një rast tjetër dha 10 milionë dollarë për ndërtimin e katedrales së Tbilisit.

Në fshatin e tij të lindjes, Chorvita, ai ndërtoi shtëpi, rrugë e madje u jepte para cash si një lord feudal. Banorët merrnin 80 sterlina në muaj dhe të sapomartuarit fitonin 1200 sterlina si dhuratë, përveçse u paguante ceremonitë martesore.

Qeveria e Saakashvili-t iu kundërvu, i hoqi nënshtetësinë, në përpjekje për të penguar kandidimin e tij, i sekuestroi miliona si pjesë e një fushate kundër pastrimit të parave.
Ivanishvili ia doli të fitonte dhe shumë shpejt ishte i lumtur që po priste politikanët dhe gazetarët në vilën e tij me vlerë 30 milionë sterlina, 10 mijë metra katrorë, në kodrën që sheh mbi Tbilisin.

Vizitorët priteshin nga një ndihmës, që theksonte: “Mirësevini në shtëpinë e James Bond”.

Kompleksi, i dizenjuar nga arkitekti japonez, Shin Takamatsu, ka dy kate vetëm me xham dhe një pistë për helikopter në çati.

Vila ka një pishinë të brendshme dhe një të jashtme, si dhe një top gjigand argjendi mbi ujë.

Në kopsht ka skulptura të paçmuara të Henry Moore, Damien Hirst.

Koleksioni i artit i tij shkon në 1 miliard dollarë, përfshirë këtu punime të Picasso.

Ivanishvili është një koleksionist i madh dhe ishte blerësi anonim i pikturës “Dora Maar With Cat” të Picasso-s me një vlerë 95.2 milionë dollarë.

Përveç kësaj ai njihet për pasionin për kafshët ekzotike. Ai mban dhjetëra zebra, peshkaqenë, pinguinë flamingo dhe papagaj në shtëpinë e tij verore në bregun e Detit të Zi.

I lindur në varfëri, babai i katër fëmijëve e nisi si pastrues në një fabrikë, përpara se të bënte pasurinë.

Ai ka tre djem, dy prej tyre albino. Një prej tyre është një rapper i njohur dhe bodybuilder me 50 mijë ndjekës në Instagram.

20-vjeçari, të cilit i referohen edhe si Ëndrra Gjeorgjiane, publikoi një këngë me të njëjtin titull, për të mbështetur babain në zgjedhje. Jo më kot ai drejton edhe partinë Ëndrra Gjeorgjiane.

Ivanishvili e drejtoi Gjeorgjinë për më shumë se një vit, nga tetori 2012 deri në nëntor 2013, përpara se të largohej me pretendimin se e kishte përfunduar punën e tij për të reformuar politikën në Gjeorgji.

Ai vendosi në krye të qeverisë 31- vjeçarin Irakli Garibashvili, që ishte ministër i Brendshëm, dhe u tërhoq nga politika.

Por ai vazhdon të jetë një forcë e madhe pas skenës- disa herë edhe hapur.

Së fundmi ka nisur një talk show të titulluar ‘2030’- viti kur ai mendon se demokracia europiane dhe pasuria do të sundojë në Gjeorgji. Programi transmetohet në televizionin e të birit, GTV, i ngjashëm në stil me MTV-në. Ai braktisi idenë fillestare për ta drejtuar emisionin dhe tani shfaqet si i ftuar me raste.

Televizioni shihet si rivali i televizionit më popullor në vend, Rustavi2, një stacion të cilin Ivanishvili e quan makineri gënjeshtrash, që drejtohet nga ish-presidenti Saakashvili dhe njerëzit e tij.

Ndërkohë që monedha vendase ka rënë në mënyrë alarmuese me 30 përqind, Ivanishvili po mbështet një ligj që i heq bankës qendrore fuqitë rregullatore.

Dhe ai vazhdon të jetë në ndjekje të armikut të vjetër, Saakashvili, që tani është këshilltar i presidentit ukrainas, Petro Poroshenko.

Ukraina ka refuzuar kërkesën e Gjeorgjisë për ekstradimin e ish- presidentit, që akuzohet në shtëpi për abuzime me pushtetin gjatë kohës që ishte kryeministër në vitet 2004-2013.

1 gj2 gj5 gj3 gj4 gjcover gj



Ju sugjerojmë

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus
Bota

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus

19 Korrik, 2025 10:41 pm
Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi
Aktualitet

Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi

19 Korrik, 2025 10:19 pm
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin
Aktualitet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin

19 Korrik, 2025 9:58 pm
Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit
Aktualitet

Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit

19 Korrik, 2025 9:26 pm
Kumbaro me homologun kroat: Ndamë së bashku vizionin e zhvillimit të turizmit
Aktualitet

Kumbaro me homologun kroat: Ndamë së bashku vizionin e zhvillimit të turizmit

19 Korrik, 2025 9:03 pm
VIDEO/ Pushuesi në Ksamil dhunohet në sy të fëmijës
Aktualitet

VIDEO/ Pushuesi në Ksamil dhunohet në sy të fëmijës

19 Korrik, 2025 8:24 pm
Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën
Aktualitet

Turizmi me kamper, trendi i ri që mbush Vlorën

19 Korrik, 2025 8:15 pm
Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!
Aktualitet

Rama publikon pamjet: Vijon pa pushim sekuestrimi i bulmetrave dhe mishit pa faturë!

19 Korrik, 2025 8:06 pm
Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa
Bota

Rusia sulmon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa

19 Korrik, 2025 7:42 pm
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra, 11 janë ende aktive

19 Korrik, 2025 7:13 pm
Para
25 vite nga vdekja e Freddie Mercury, homoseksuali më me ndikim në histori

25 vite nga vdekja e Freddie Mercury, homoseksuali më me ndikim në histori

Sërish drogë, këtë herë tre thasë në Tiranë

Sërish drogë, këtë herë tre thasë në Tiranë

Fotolajm/ Kush është vajza bionde që i vjedh puthjet Stresit?
















TE FUNDIT

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus

Shpërndau të dhëna publike për bunkerët sovjetikë, arrestohet fotografi rus
19 Korrik, 2025

Në Rusinë e Vladimir Putinit, shpërndarja e detajeve të botimeve që shiten haptas nëpër librari mund të rezultojë me dënim...

Lexo më shumë

Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi

Sherri në lokalin e natës në Palasë/Policia: Janë zënë me gota dhe shishe qelqi
19 Korrik, 2025

Policia ka zbardhur detaje nga një konflikt i ndodhur në një lokal nate në Palasë, rreth orës 02:45 të mëngjesit....

Lexo më shumë

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, 352 subjekte nisin vullnetarisht çmontimin
19 Korrik, 2025

Aksioni për lirimin e hapësirave publike po vijon me ritme të shpejta në Tiranë. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe...

Lexo më shumë

Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit

Berisha me deputetin e Forza Italia: Do të vijojmë luftën kundër farsës së 11 majit
19 Korrik, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur në një takim deputetin dhe një nga drejtuesit e Forza Italia, Alessandro...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com