Analisti Mentor Nazarko, në lidhje me debatin e varrezave greke në Shqipëri, ka theksuar se Rama trashëgoi një marrëveshje për varrezat, e cila është absurde në thelb.
Nazarko tha se sipas konceptit grek, meqë e pranoi qeveria paraardhëse, duhet që e gjithë Shqipëria e Jugut të mbushet me varreza, kudo ku ata pretendojnë.
Ai, bëri me dije, se grekët pretendojnë të gërmojnë në 600 vende, kjo do kryhet në gjithë Shqipërinë e Jugut. Nazarko tha se ata pretendojnë se janë vrarë 12 mijë grekë.
“Kjo qeveri po mundohet se këtë gjë, ta rregullojë nëpërmjet certifikimit të eshtrave. Kjo është arsyeja pse grekët reagojnë, pasi certifikimi, d.m.th, identifikimi i tyre merr shumë kohë. Dhe gjithë ai plani që kanë patur grekët për të ngritur varreza brenda një periudhe të caktuar duket e dështuar”, tha ai.
Shiko videon: