Një efektiv policie si dhe tre persona të tjerë janë arrestuar, pasi një operacioni anti-kanabis.
Për një periudhë nga data 21 shtator deri në 16 nëntor, policia ka zhvilluar operacione në Mat, Milot Mamurras dhe Kurbin.
Operacionet janë drejtuar nga prokurorë të Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.
Në pranga ka përfunduar efektivi, Z.K ], i përjashtuar dhe më parë nga policia. Të arrestuar të tjerë janë L.N, H.N dhe B.K.
Në total policia ka sekuestruar 182 kg kanabis dhe 27820 rrënjë kanabisi. /tvklan.al