Trembëdhjetë fëmijë kanë ndërruar jetë si pasojnë e aksidenteve rrugore gjatë vitit 2016.
Shifra janë publikuar sot nga Ministria e Brendshme në ditën ndërkombëtare të të rënëve në aksidentet rrugore.
Lidhur me këtë Zëvendës/Ministrja e Brendshme Elona Gjebrea apeloi prindërit për më shumë kujdes.
“Statistikat tregojnë se për një vit jane shënuar 13 viktima aksidentesh fëmijë. Ti sensibilizojmë fëmijët dhe prindërit të tregojnë kujdes me rregullat e qarkullimit. Ministria e Brendshme i bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që në orën 12:00 të fikin makimat në simbolikë të viktimave nga aksidentet.