Në vendin e quajtur “Argjinatura e lumit Drino”, ditën e djeshme, u arrestuan dy shtetas shqiptar dhe u kapën 26 shtetas të hyaj.
Policia kufitare e Kakavijës ka arrestuar rreth orës 23:30 të mbrëmjes në flagrancë Lorjan Grembin, 28-vjeç dhe Laert Grembin, 33-vjeç, të dy banues në Patos, Fier.
Për dy shqiptarët rëndon akuza e ”Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe ”Kalimit të paligjshëm të kufirit”.
Shtetasit e arrestuar kryenin funksionin e udhërrëfyesit, kundrejt shpërblimit 1000 Euro për person.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për ndjekje të mëtejshme ligjore.