Kampionati Europian, përveç Kombëtares, ishte një vitrinë e mirë edhe për tifozët shqiptarë.
Veçanërisht speciale ishin dy mbështetëset bukuroshe të kuqezinjve, Rike Roci dhe Irida Hoxha, fotot e nxehta të të cilave bënë xhiron e botës menjëherë sapo aparatet fotografike i kapën në stadiumin e Marsejës.
Për Xhani De Biazin, meritë për famën që morën dy tifozët ka edhe Kombëtarja. I ngacmuar nga gazetarët e “Radio TMW” në Itali, trajneri kuqezi, i zënë disi në siklet, fillimisht thuajse nuk pranoi të përgjigjej. Pastaj u përgjigj: “Ato u bënë menjëherë të famshme dhe ne u dhamë një dorë të madhe ndihmë”.