Robert Rakipllari, kryeredaktor i Panoramas, deklaroi në lidhje me regjistrimin audio, të transmetuar nga “STOP”, se përbën një interes publik.
Rakipllari tha se ministrin Beqaj ne mund ta kritikojmë për shumë gjëra, por nëse marrim rastin në fjalë, kryesisht referuar deklaratës të sapo dhënë nga Hajdarmataj, ishte një vetëdiskriditim i jashtëzakonshëm i tij, për mënyren se si është zgjedhur drejtor.
Ai tha se në marrëveshjen paraelektorale që ka bërë PS me aletatët e tjerë të vegjël, është thënë, se nëse merrni 500-600 vota do keni një post drejtori rajonal. Nëse do merrni nga 10 mijë deri në 11 mijë do keni drejtori në qendër.
Sipas tij, ky regjistrim ka një problem shumë të madh, emërimet politike në administratë. Rakipllari, bëri me dije, se interesi i opinionit publik qëndron pikërisht në këtë pikë, pasi të gjithë specialistët e fushave të ndryshme, që janë jashtë partive, nuk kanë asnjë shans që të futen në administratë dhe të drejtojnë një drejtori.
Shiko videon: