Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Babrru, në periferi të Tiranës. Si pasojë e shpërthimit të zjarrit në shtëpi ka gjetur vdekjen fëmija i mitur vetëm 2 vjeç. Siç shihet edhe në foto, familja duket se jetonte në kushte të mjerushme pasi nga shkrumbimi kanë mbetur vetëm një grusht dërrasa të djegura. Ajo s’mund të quhej një shtëpi, por kasolle…
Policia e Tiranës tha se zjarri ra rreth orës 08:35, në lagjen Shpat të Babrrusë. “Në banesë kanë qenë dy fëmijë të mitur. Si pasojë e këtij zjarri ka mbetur i vdekur fëmija 2 vjeç ende i paidentifikuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 dhe forcat Zjarrfikëse bënë të mundur nxjerrjen shpëtimin e fëmijës tjetër”, thotë policia.
Ky është rasti i dytë brenda vitit me pasoja tragjike nga zjarri në banesë. Në shkurt të këtij viti një fëmijë 4 vjeç humbi jetën në një apartament tek ‘Unaza e Re’ si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit. /Opinion.al
*Foto nga vendi i ngjarjes