Dashi
Do të përqendroheni kryesisht në problemet familjare dhe punëve rutinë të ditës. Në mbrëmje do të ndjeni nevojën për një strategji të re të përgjithshme. Reputacioni profesional, biznes personal apo i familjes, partneriteti apo marrëdhënia martesore do të bëhet i rëndësishëm.
Demi
Orët e mëngjesit janë të favorshme për relaksim, duke u shkëputur nga punët dhe shqetësimet. Jeta personale do të jetë e paparashikueshme. Në gjysmën e dytë të ditës do të ndjeni një dëshirë të fortë për të bërë një lëvizje të guximshme dhe të pariparueshme.
Binjakët
Binjakët duhet të përkushtohen në mëngjes ndaj çështjeve të vogla praktike. Kur vjen puna tek e ardhmja e largët, është më mirë të ëndërroni. Gjysma e dytë e ditës do të krijojë kushte të favorshme për planifikimin dhe riorganizimin e jetës personale.
Gaforrja
Fillimi i ditës do të jetë i mirë. Nuk do të keni ndryshime nga planet që keni përgatitur. Gjysma e dytë e ditës do të jetë e vështirë sidomos për të lindurit në qershor. Duhet tw bwni mw shumw kujdes pwr shëndetin.
Luani
Në fillim të ditës, vëmendja e luanit do të përhapet kudo. Nëse jeni të interesuar në efektivitetin e veprimeve, duhet të ndaloni fillimin e një projekti të vështirë. Kufizoni veten nga aktivitetet që nuk kanë lidhje me ju.
Virgjëresha
Nuk duhet të kushtoni shumë rëndësi ndaj problemeve të të tjerëve, me përjashtim të disa situatave, kur prindërit apo të afërmit janë të shqetësuar. Shijoni ditwn pwr vete. Kwshillohet tw bwni Pazar, por njw trajtim pwr veten.
Peshorja
Mos filloni mëngjesin me realizmin e punëve të rëndësishme. Përqendrohuni më shumë tek shëndeti ose thjesht mund të pushoni. Gjysmën e parë të ditës do jeni kokëfortë si shkëmb. Një çështje e disa orëve më vonë do të ndryshojë planet që keni kohë që i mendoni.
Akrepi
Situata do të jetë e paqartë dhe qëllimet e njerëzve ndaj jush do të jenë të paqëndrueshme. Preferencat dhe planet për të ardhmen do të mbeten të pasigurta. Duhet të praktikoni në lidhje me aspiratat, romancën apo ndaj eksperimenteve të vogla me veten.
Shigjetari
Do të jetë më mirë të zgjidhni gjysmën e parë të ditës për të finalizuar projektet . Mos u habisni nëse përpjekjet që keni bërë nuk prodhojnë një efekt të dëshiruar, ose nëse menaxhimi juaj do të ndryshojë mendjen e eprorëve.
Bricjapi
Nëse keni lindur në mes të janarit, do të përjetoni një tension emocional në mëngjes por do të kompensohet me një sukses të vogël të biznesit. Nëse ndiheni rehat në shtëpi, për shembull nëse keni ndryshuar mendim në lidhje me anëtarët e familjes, do të keni një shans për të kuptuar dhe për të krijuar dhembshuri ndaj kolegëve apo njerëzve që janë larg.
Ujori
Është dita në të cilën do të përjetoni një krizë. Por, nëse ndodheni në një telash, do të shikoni një dritë në fund të tunelit. Nëse jeni të mërzitur apo prisni diçka, koha do të kujdeset për ju.
Peshqit
Marrëdhëniet e peshkut me partnerët do të mbetet e paqartë dhe e paparashikueshme sot. Do të mërziteni me gjëra të parëndësishme. Nuk do t’i kushtoi vëmendje ndryshimeve të paparashikueshme të njerëzve si dhe nuk do të disponoheni për të zbuluar qëllimet e tyre./tvklan.al