Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëri-Izrael/ Altin Lala: “Ndeshja u vendos nga Gjimshiti dhe Berisha”

2016/11/15 at 5:20 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shqipëri-Izrael/ Altin Lala: “Ndeshja u vendos nga Gjimshiti dhe Berisha”

Nuk rrëmbehet kurrë nga emocionet dhe është gjith monë i matur në ato që thotë. Në momentin kur Ko mbëtaren e kanë futur të gjithë në një cep të ringut dhe po e “grushtojnë”, Altin Lala i del në mbrojtje. Ish­kapiteni legjendar i kuqezinjve mendon se humbja ndaj Izraelit ishte një disfatë që mund të ndodhë në futboll.


Lala thotë se De Biazi e humbi toruan në momentin që futi në fushë 3 sulmues, por mendon se sfida u vendos nga episodet e penalltisë dhe kartonit të kuq. Ish­mesfushori i kuqezinjve dhe dikur krahu i djathtë i De Biazit jep edhe një shpjegim për mungesën e Kaçes në Kombëtare.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” ai zbulon se mesfushori i Pëlzenit nuk impenjohet sa duhet në Kombëtare dhe stërvitet sikur e ka sjellë dikush me zor. 41­vjeçari nuk mendon si Aliaj që, nëse brezi i tij do të kishte De Biazin trajner, mund të bënte mrekullira.

Lala, e patë ndeshjen ndaj Izraelit. A ka një shpjegim për atë që i ndodhi Kombëtares?

Ndodhi ajo që mund të ndodhë në futboll. Mendoj që ishte një disfatë dhe një ditë jo e mirë për Shqipërinë, pavarësisht se lojtarët dhanë maksimumin dhe bënë gjithçka në fushën e lojës për të marrë më të mirën nga kjo ndeshje. Arbitri mori një vendim të nxituar dhe, në gjykimin tim, mund të mos e jepte penalltinë e parë, në bazë të rregullave që kanë ndryshuar. Nuk e di mirë, por mendoj se ky detaj vendosi gjithçka. Në fakt, sipas rregullave, kartoni dhe penalltia ishin të sakta. Nuk e dija. Tani pas ndeshjes, është shumë e lehtë të flasësh dhe të bësh analiza, por Gjimshiti edhe mund ta kishte shmangur atë ndërhyrje. Ai duhet t’i bënte më shumë presion kundërshtarit. Zahavi ishte më i rrezikshmi për Izraelin dhe mendoj që duhej bllokuar më mirë. Nëse do të bëhej kjo, atëherë Izraeli nuk do të kishte shumë mundësi. Gjimshiti duhet ta detyronte që të gjuante dhe ndoshta topi mund të ishte pritur edhe nga Berisha. Është lojtar i ri dhe mund t’i ndodhin këto gabime.

Ku e humbëm ndeshjen, ose më saktë ku e fitoi kundërshtari?

Mendoj që dy rastet flagrante ishin penalltia e parë dhe kartoni i kuq për Gjimshitin dhe kartoni i Berishës. Aty mbaroi gjithçka dhe mendoj se këtu e fitoi ndeshjen kundërshtari. Shqipëria më pëlqeu shumë edhe kur mbeti me dhjetë lojtarë, duke mos u dorëzuar asnjëherë, duke tentuar të merrte një rezultat pozitiv. Ishin edhe shumë pa fat. Hoxha priti penalltinë dhe ekipi mori zemër, ndërsa pastaj pësuam një tjetër gol që mund të ishte shmangur. Nëse nuk do të ndodhnin këto episode, sigurisht që do të ishim duke folur për një tjetër situatë, pse jo edhe për fitoren e Shqipërisë. Në futboll ka edhe ditë jo, kur mund ta godasësh shtyllën 4 herë dhe topi nuk futet në portë.

Realisht mendonit se mund ta kishim fituar ndeshjen, edhe kur mbetëm me 10 lojtarë? Sigurisht që po. Kisha besim dhe mendova se me një situatë në favorin tonë mund ta përmbysnim. Ekipi nuk u dorëzua, pavarësisht se pësoi gol. Ervin Fakaj tha se De Biazi mund të kishte futur një mbrojtës në momentin që Gjimshiti doli me karton të kuq. Nuk besoj se ishte këtu problemi. Skuadra luajti shumë mirë dhe Kukeli di ta bëjë në mënyrë perfekte edhe atë rol. Ai është i qetë dhe ka pasim shumë të mirë. Bëri një ndeshje pozitive sepse ishte gjysmëmesfushor dhe gjysmëmbrojtës. E thashë edhe më sipër që, pas ndeshjes, është shumë e lehtë të flasësh.

Nëse do të fuste mbrojtës, do të thoshim që pse futi mbrojtës kur ndeshja duhej fituar? 

Nëse do të fuste sulmues, do të themi pse aktivizoi kaq shumë…

Meqë ra fjala te sulmuesit. Si e shpjegoni faktin që De Biazi aktivizoi 3 të tillë kur ekipi mbeti me nëntë lojtarë?

Ai nuk e pranonte humbjen dhe donte të provonte deri në fund çdo mundësi për të marrë një rezultat pozitiv. Megjithatë, nga ajo që kuptova De Biazi nuk ishte shumë i qetë në momentin që bëri ato zëvendësime. Ai është shumë kërkues dhe kjo nuk është gjë e keqe. Megjithatë m’u duk e tepërt që aktivizoi tre sulmues në momentin që skuadra mbeti me nëntë lojtarë. Dua të them që edhe atëherë më pëlqyen shumë për mënyrën se si luajtën. Nuk mendoni që kjo humbje ishte një rrjedhë logjike e asaj që kemi parë në ndeshjet e mëparshme.

Fituam me vështirësi ndaj Maqedonisë, mundëm Lihtenshtejnin, pastaj humbëm me Spanjën… Nuk është e vërtetë. Fakti që fituam ndaj Maqedonisë është shumë pozitiv dhe nuk ka rëndësi që fitorja erdhi në fundin e ndeshjes. Në Gjermani përdoret një shprehje: Lëreni kishën te fshati! Ne më përpara nuk i fitonim dot as ndeshjet me Maqedoninë dhe kundërshtarë të këtij niveli, prandaj nuk kemi pse ta shohim negativisht atë që ka ndodhur. Maqedonia për pak mund t’i merrte pikë edhe Italisë. Në futboll nuk ka më skuadra të vogla, me përjashtim të ndonjë Lihtenshtejni, apo këto shtetet që i njohim të  gjithë. Shqipëria bëri një ndeshje shumë të mirë edhe me Spanjën dhe mund të kishte marrë një barazim nëse do të kishim pak fat. Berishës iu përplas topi shumë keq dhe gjërat shkuan ashtu si të gjithë i kemi parë.

Berisha, që njihet si njeriu i akullt, u tradhtua nga nervat ndaj Izraelit…

Ai është një nga njerëzit më të qetë që unë njoh dhe ndonjëherë duket sikur nuk është shqiptar, por nordik. M’u duk e çuditshme që u tradhtua nga nervat, por sigurisht që në futboll ndodhin të gjitha. Edhe mua më ka ndodhur të nevrikosem. Gjithçka ndodhi prej episodit të parë, kur Shqipëria pësoi penalltinë dhe kartonin e kuq. Ekipi kishte tension dhe nuk ishte i qetë. Arbitri ishte gjerman dhe ata nuk i falin rastet e dhunës në fushën e lojës.



Ju sugjerojmë

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu
Aktualitet

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu

23 Qershor, 2026 9:16 pm
Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor
Bota

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

23 Qershor, 2026 9:01 pm
Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën
Aktualitet

Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën

23 Qershor, 2026 7:19 pm
Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor
Bota

Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor

23 Qershor, 2026 6:51 pm
FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”
Sport

FSHF miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

23 Qershor, 2026 6:38 pm
Francë/ Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të të nxehtit
Bota

Francë/ Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të të nxehtit

23 Qershor, 2026 5:41 pm
Protesta, Braçe: Aty ka 7-8 agjenda, disa primitive e shumë të rrezikshme
Politikë

Protesta, Braçe: Aty ka 7-8 agjenda, disa primitive e shumë të rrezikshme

23 Qershor, 2026 5:30 pm
La grupin e PS,Koçeku:Ky mesazh i drejtohet Bajrajve, nëse familjes sime i preket…
Kryesore

Deputetja nxjerr mesazhet me Ramën dhe i kërkon dorëheqjen: S’kam frikë të…

23 Qershor, 2026 5:16 pm
Italia sekuestron dy miliardë euro asete të oligarkëve rusë
Bota

Italia sekuestron dy miliardë euro asete të oligarkëve rusë

23 Qershor, 2026 4:47 pm
10 muaj në krye të qeverisë, kryeministrja e Lituanisë jep dorëheqjen
Bota

10 muaj në krye të qeverisë, kryeministrja e Lituanisë jep dorëheqjen

23 Qershor, 2026 3:43 pm
Para
Video/ Dëshmia që fundos ish-deputetin Mark Frroku

Video/ Dëshmia që fundos ish-deputetin Mark Frroku

Tifozët kuqezi bojkotojnë kombëtaren: Stadiumin ta mbushin policët me kallashnikov

Tifozët kuqezi bojkotojnë kombëtaren: Stadiumin ta mbushin policët me kallashnikov

Mësoni si të luftoni të ftohtin përmes ushqimeve

Mësoni si të luftoni të ftohtin përmes ushqimeve
















TE FUNDIT

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu

Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu
23 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 24 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor

Kim Jong Un: Koreja e Veriut përshpejton programin bërthamor
23 Qershor, 2026

Koreja e Veriut ka deklaruar se do të përshpejtojë forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake dhe programit bërthamor, ndërsa lideri...

Lexo më shumë

Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën

Dita e 24-të në Tiranë, qytetarët nisin protestën
23 Qershor, 2026

Në Tiranë është zhvilluar protesta e 24-të radhazi, ku qytetarët janë grumbulluar fillimisht në sheshin “Skënderbej” për të vijuar më...

Lexo më shumë

Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor

Temperaturat ekstreme paralizojnë Londrën dhe rrjetin hekurudhor
23 Qershor, 2026

Moti ekstrem ka shkaktuar ndërprerje të gjera në rrjetin e transportit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, duke prekur veçanërisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}